Përmes një postimi të gjatë në Facebook, ai kujtoi jetën, personalitetin dhe bisedat e shumta që kishte zhvilluar me xhaxhain e tij gjatë viteve të fundit të jetës së aktorit, duke e përshkruar atë si një njeri që “rrezatonte” dhe që gjithmonë këshillonte të rinjtë për vlerat njerëzore, dijen dhe dinjitetin.
Në rrëfimin e tij emocional, Agon Fehmiu ndau edhe kujtime personale nga takimet me Bekim Fehmiun në Prishtinë, duke veçuar këshillat që kishte marrë prej tij për rëndësinë e dijes, mbrojtjen e më të dobëtëve dhe lirinë shpirtërore.
Megjithatë, pjesa më kritike e postimit lidhej me faktin se, sipas tij, askush nuk e kujtoi 90-vjetorin e lindjes.
“Sot kur ky njeri me të cilin u krenua Shqiptaria, feston ditëlindjen e 90-të : ASKUSH NUK E KUJTOJ! Nejse i kemi zgjedhjet, duhet me ngajt poshtë e përpjet për vota. Edhe ashtu po i harrojnë të gjallët dhe nuk po ju kërcet për ta , e lëre më për të vdekurit !?”, shkroi ndër tjerash Agon Fehmiu.

Postimi i plotë i tij, i publikuar në Facebook mbrëmë në mesnatë:
E DHIMBSHME!
Sot para 90 vjetëve , me 01.06.1936 në Sarajevë , lindi i biri më i vogël i Ibrahim Fehmiut, Bekimi.
Sot, para fiks 90 viteve filloi rrugëtimi ” I shkëlqyeshëm dhe i tmerrshëm” .
I vogli u bë më i madhi !
Viteve të fundit, gjatë verës kur vinte në Prishtinë, kafen e mëngjesit (mesditës) e pinim në ABC para se shoqëritë e ndryshme të tuboheshin dhe të kalonin kohë me të (prej ores 12-16) duke u munduar që secili të përjeton dhe “të vjedh” nga pak prej madhështisë dhe njerëzisë së tij.
I tillë ishte, rrezatonte.
Kemi pasur shumë gjëra të përbashkëta dhe viteve të fundit, bisedat tona ishin “pa dorëza”, të këndshme por nganjëherë edhe të rënda.
Kemi fol për gjithçka.
Nga gjithë nipat dhe mbesat, mua më ka njohur më së paku, për shumë arsye; andaj, gjatë kohës sa ishim bashkë, mundohej të “kompensonte” kohën , duke dëgjuar por edhe duke rrëfyer.
Gjithmonë ka pas dëshirë me këshillu dhe “ligjëru” – si krejt Fehmillarët që ishin të penës, arsimit dhe ndritjës së mendjes së popullit tonë – por asnjëherë duke nënçmua apo nënvlerësua përvojën dhe personalitetin e tjerëve, nëse ata kishin qëllim të mirë, ishin të qiltër dhe të sinqertë, në të kundërtën ishte i mprehtë si murrlani i veriut
Ndër ato që i kujtoj gjithmonë, janë bisedat për vlerat njerëzore.
Diskutonim dhe debatonim për kuptimin e atyre vlerave në kohët e sotme kur Bota ka ndryshuar për mbrapsht dhe se udhëheqja në jetë me ato parime dukej si naivitet, “budallaki” dhe “izolim nga bota”
“Agon Pasha, hiç nuk ka lidhje kah po shkon Bota sot. Unë vazhdoj me ua këshillu juve nipave e mbesave dhe djemve te mi, atë që mua ma ka mësuar baba im se
“pasuria është në kokë, jo në xhep; sa më shumë gjuhë i di, aq më shumë vlen; ndihmoji të dobëtit dhe kurrë mos e lejo askënd që t’i poshtërojë ata dhe mbaje në mend Agon Pasha, mundesh me qenë i lirë në burg dhe i burgosur në liri sepse fuqia është në kokë dhe… zemër.
Ti i ke , Agon Pasha në të dyjat, kokë e zemër por qe besa i ke edhe ‘poshtë’ sepse ti je Halili i Lomës”
1 vit para se të ndërronte jetë, fiks një vit, e patëm një muhabet të rëndë në fund të cilit unë ju përgjigja shkurt:
“a ta merr mendja që nuk e bëjë?”
Më patë shiku drejt në sy, gjatë, me shikimin e tij të mprehtë që shponte çelikun dhe e ndjeje prapa në kokë
“Ti e bënë Agon pasha, ti e bënë!” patë thënë axha Beko dheee….
rrugëtimi vazhdon përmes Bistricës (Lumbardhit), Drinit të Bardhë, Adriatikut e tutje… në përjetësi !
Sado i shkëlqyeshëm dhe i tmerrshëm të jetë, rrugëtimi vazhdon, Bistrica (Lumbardhi) rrjedh …
01.06.1936 – 15.06.2010
Bekim Fehmiu
P.S.
E DHIMBHSME!
Sot kur ky njeri me të cilin u krenua Shqiptaria, feston ditëlindjen e 90-të : ASKUSH NUK E KUJTOJ!
Nejse i kemi zgjedhjet, duhet me ngajt poshtë e përpjet për vota.
Edhe ashtu po i harrojnë të gjallët dhe nuk po ju kërcet për ta ,
e lëre më për të vdekurit !?
Ah, po !
Megjithatë Bekimi i Ibrahimit të Fehmive, Bekimi i Shqiptarëve, la gjurmë.
Kalon edhe kjo . Kismet ndërrojnë kohët. Devër dynja !
Kudo që je duke lundrua nëpër dynja ,
të don dhe të kujton
Agon Pasha
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
