Bellanica: Prizreni dha mesazh të fuqishëm uniteti, besimi dhe shprese

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren dhe kandidati për deputet, Sejdi Bellanica, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në tubimin elektoral të mbajtur në këtë qytet.

Bellanica ka vlerësuar mbështetjen e anëtarëve, simpatizantëve dhe qytetarëve, duke theksuar se pjesëmarrja e tyre dëshmoi besimin në vizionin e përbashkët të Aleancës.

“Prania juaj masive, energjia pozitive dhe mbështetja e sinqertë dëshmuan edhe një herë besimin dhe përkushtimin për vizionin tonë të përbashkët”, ka deklaruar Bellanica, raporton PrizrenPress.

Ai ka theksuar se entuziazmi dhe përkrahja e qytetarëve përbëjnë motivim për vazhdimin e angazhimit politik dhe realizimin e objektivave të përcaktuara.

“Entuziazmi, vullneti dhe mbështetja që treguat janë motivim i madh për të vazhduar me përkushtim rrugën tonë drejt realizimit të objektivave që kemi para vetes”, ka thënë ai.

Bellanica ka shprehur mirënjohje të veçantë për aktivistët, strukturat organizative dhe vullnetarët që kontribuuan në organizimin e tubimit.

“Falë angazhimit tuaj, Prizreni dërgoi një mesazh të fuqishëm të unitetit, besimit dhe shpresës”, ka theksuar ai.

Në fund, Bellanica ka falënderuar qytetarët për besimin dhe përkrahjen, duke u zotuar për vazhdimin e punës në shërbim të Prizrenit dhe Kosovës.

“Së bashku jemi më të fortë. Së bashku do të vazhdojmë të punojmë për një të ardhme më të mirë për Prizrenin dhe për Kosovën”, ka përfunduar Bellanica./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Bekim Fehmiu dje pati 90-vjetorin e lindjes, nipi i tij: Askush s’e kujtoi – i kemi zgjedhjet, duhet me vrapu për vota

Agon Fehmiu, nipi i aktorit legjendar shqiptar Bekim Fehmiu, ka shprehur zhgënjimin e tij për mungesën e përkujtimit institucional dhe publik në 90-vjetorin e...

Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Ndamë së bashku dashurinë e festës

Në ditën e festës së Kurban Bajramit, kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së ka vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë. E shoqëruar edhe...

Lajmet e Fundit