Në Rogovë të Hasit përkujtohet Komandant Lleshi

Në Rogovë të Hasit është përkujtuar heroi i kombit Haxhi Hoti – Komandant Lleshi, në 28-vjetorin e rënies së tij heroike.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka nderuar kujtimin dhe veprën atdhetare të njërit prej luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Sot, në Rogovë të Hasit, nderuam kujtimin për veprën atdhetare të luftëtarit të madh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njërit nga bijtë më të mirë të këtij kombi, heroit Haxhi Hoti – Komandant Lleshi, i cili 28 vjet më parë, derisa po u printe 68 bashkëluftëtarëve që po vinin nga Republika e Shqipërisë në luftë për çlirimin e Kosovës, ra në pritën e forcave serbe në malet e Pashtrikut, duke u përjetësuar në altarin e lirisë”, ka deklaruar Latifi.

Ai ka theksuar se sakrifica e Haxhi Hotit mbetet pjesë e lavdishme e historisë së luftës çlirimtare të Kosovës.

“Nderime dhe lavdi për jetë të jetëve, Haxhi Hotit!”, ka përfunduar Latifi./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Aktakuzë ndaj dy personave për kultivim të kanabisit në Prizren, njëri akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave me inicialet F.G. dhe N.G., nën dyshimin se kanë kultivuar bimë të kanabisit, ndërsa...

A u sabotua LDK’ja për shkak të “bashkimit”? Ish-deputeti, Xhavit Ukaj publikon rezultatet nga bastioni i partisë në Piranë të Prizrenit

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhavit Ukaj, ka publikuar rezultatet e nëndegës së LDK-së në Piranë, bastionin tradicional të këtij subjekti politik...

Lajmet e Fundit