Sporti bashkon popujt: Prizreni organizon turne ndërkombëtar me ekipe nga Kosova, Turqia dhe Bosnja

Prizreni nikoqir i një turneu ndërkombëtar, mbi 250 sportistë dhe delegacione nga disa vende do të marrin pjesë

Nën organizimin e KFV Kalaja Master, në Prizren do të zhvillohet një prej ngjarjeve më të veçanta sportive dhe kulturore gjatë periudhës 10–14 qershor 2026, kur do të organizohet një turne ndërkombëtar në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit.

 

Organizatorët bëjnë të ditur se turneu synon të shndërrohet në një traditë të përvitshme, duke e pozicionuar Prizrenin në hartën e aktiviteteve të rëndësishme sportive ndërkombëtare.

Ekipe nga Kosova, Turqia dhe Bosnja e Hercegovina

Në turne do të marrin pjesë ekipe veterane nga Kosova, Turqia dhe Bosnja e Hercegovina. Nga Turqia pritet pjesëmarrja e pesë skuadrave, ndërsa një nga mysafirët më të veçantë do të jetë Ekipi i Futbollit i Parlamentit të Turqisë (Meclis Tak?m?), i përbërë nga deputetë dhe politikanë turq.

Sipas organizatorëve, pjesëmarrja e tyre përfaqëson një shembull të diplomacisë sportive dhe forcimit të marrëdhënieve miqësore ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Përveç ekipeve pjesëmarrëse, në Prizren pritet të qëndrojnë edhe delegacione diplomatike, përfaqësues institucionesh, biznesmenë dhe mysafirë të tjerë nga vendi dhe rajoni.

Impakt në turizëm dhe ekonomi

Ardhja e më shumë se 250 futbollistëve dhe delegacioneve të tyre pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e turizmit dhe zhvillimin ekonomik lokal. Sektori i hotelerisë, gastronomisë dhe bizneset e tjera vendore pritet të përfitojnë nga numri i madh i vizitorëve gjatë ditëve të turneut.

Organizatorët vlerësojnë se kjo ngjarje do të krijojë mundësi të reja bashkëpunimi dhe investimi mes pjesëmarrësve.

Program i pasur sportiv dhe kulturor

Aktivitetet do të nisin më 10 qershor me ceremoninë zyrtare të hapjes dhe pritjen e delegacioneve pjesëmarrëse.

Më 11 qershor do të zhvillohen ndeshjet e fazës së grupeve, ndërsa më 12 qershor ekipet ndërkombëtare do të vizitojnë qendrat historike të Prizrenit. Në mbrëmje është paraparë një gala mbrëmje me program kulturor dhe gastronomik.

Gjysmëfinalet do të luhen më 13 qershor, ndërsa finalja e madhe e turneut do të zhvillohet më 14 qershor. Po atë ditë është planifikuar edhe një ndeshje miqësore ndërmjet Ekipit të Parlamentit të Turqisë dhe përfaqësuesve të Parlamentit të Kosovës ose Kuvendit Komunal të Prizrenit.

Pjesëmarrje e personaliteteve politike dhe institucionale

Në këtë aktivitet ndërkombëtar pritet të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri në detyrë dhe kryetari i klubit, Fitim Damka, nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ajlen Shishko-Hajdari, si dhe ministrja në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Emilija Rexhepi.

Përmes kësaj ngjarjeje, organizatorët synojnë ta promovojnë Prizrenin si qytet të sportit, kulturës dhe mikpritjes, duke kombinuar historinë, traditën dhe futbollin në një festival ndërkombëtar, me mesazhin se sporti mbetet një nga urat më të fuqishme që lidh popujt dhe kulturat.

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Më Shumë

“Efekti Limaj” në Malishevë? PDK prin në bastionin tradicional të Nismës

Rezultatet e para preliminare nga komuna e Malishevës po e vendosin PDK’në të parën. Me 27 nga 72 vendvotime të numëruara, përkatësisht 37.50 për...

Bekim Fehmiu dje pati 90-vjetorin e lindjes, nipi i tij: Askush s’e kujtoi – i kemi zgjedhjet, duhet me vrapu për vota

Agon Fehmiu, nipi i aktorit legjendar shqiptar Bekim Fehmiu, ka shprehur zhgënjimin e tij për mungesën e përkujtimit institucional dhe publik në 90-vjetorin e...

Lajmet e Fundit