Shpërblehet Mamusha

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, ka njoftuar se komuna që ai udhëheq është shpërblyer nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe organizata Helvetas, si rezultat i punës së suksesshme dhe transparente në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Sipas tij,  Mamusha është ndër komunat e pakta në Kosovë që kanë përfituar këtë çmim, duke e cilësuar atë si një vlerësim për angazhimin institucional dhe përkushtimin ndaj qytetarëve.

“Ky çmim është shenjë e punës sonë dhe mirëkuptimit për shërbimin”, ka deklaruar ai.

Ai tregon s  në kuadër të këtij vlerësimi, Komuna e Mamushës ka përfituar 96 mijë e 615 euro, mjete të cilat do të destinohen për investime infrastrukturore.

Krasniç bëri të ditur se projektet që do të realizohen me këto fonde do t’u prezantohen qytetarëve sa më shpejt që të jetë e mundur, ndërsa theksoi se synimi mbetet përmirësimi i vazhdueshëm i shërbimeve komunale.

Në fund, ai falënderoi qytetarët për mbështetjen e dhënë, duke theksuar se puna në shërbim të tyre do të vazhdojë “pavarësisht gjithçkaje dhe çdo shpifjeje”./PrizrenPress.com

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

Më Shumë

Abdixhiku e Osmani kalojnë paraditen në Prizren, takojnë qindra qytetarë

Kandidati për kryeministër i LDK-së dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, kanë kaluar paraditen e kësaj të shtune në qytetin e Prizrenit. Abdixhiku e Osmani...

Dy viktima dhe dy në gjendje kritike në Shëngjin, të rinjtë janë nga Kosova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj që kishin hyrë në det janë përballur me dallgë dhe...

Lajmet e Fundit