Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” ka mbajtur një koncert në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren, duke sjellë para publikut një program artistik me vepra të kompozitorëve botërorë dhe shqiptarë.
Në njoftimin e organizatorëve thuhet se koncerti u zhvillua në Prizren, qytetin ku janë vënë fillet e para të muzikës korale në Kosovë, dhe përfaqësoi një dëshmi të përkushtimit të brezit të ri ndaj artit koral dhe edukimit muzikor.

Përmes interpretimit të veprave nga repertori ndërkombëtar dhe ai kombëtar, fëmijët sollën emocione, energji dhe profesionalizëm në skenë, duke dëshmuar rëndësinë e muzikës korale si urë lidhëse ndërmjet traditës dhe së ardhmes.
Koncerti u drejtua nga dirigjentët Memli Kelmendi dhe Yll Haxhiajdini, ndërsa në realizimin e programit kontribuuan edhe pianisja Denita Dedushaj dhe aktorja e koreografja Fitore Broqi.

Sipas organizatorëve, “Siparantum Kids” vazhdon të mbetet një platformë e rëndësishme për zhvillimin artistik të fëmijëve, duke u ofruar atyre mundësinë që përmes muzikës të kultivojnë disiplinën, kreativitetin, bashkëpunimin dhe dashurinë për artin.
Pas koncertit në Prizren, kori do të vazhdojë aktivitetet artistike me një koncert të radhës në Prishtinë, i cili pritet të mbahet së shpejti.
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
