Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit Saranda Bogujevci, ka njoftuar se po vazhdojnë me dinamikë punimet restauruese në shtëpinë-kullë të Hajrullah Çantës në Rahovec.
Sipas saj, kjo kullë, e ndërtuar në fund të shekullit XVIII, përfaqëson një shembull karakteristik të arkitekturës tradicionale të banimit në Kosovë dhe mbart vlera të veçanta historike, arkitekturore dhe artistike.

Bogujevci theksoi se restaurimi i objekteve të tilla ka rëndësi të madhe për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, pasi ato dëshmojnë për të kaluarën dhe identitetin e vendit.
“Ndërhyrjet restauruese në këto shtëpi tradicionale, përveç ruajtjes së dëshmive të së kaluarës, janë edhe investim për promovimin turistik të vendit”, ka shkruar Bogujevci në Facebook.
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
