Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Arta Gashi, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga KUSA në bashkëpunim me Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, me temën “Investimet në Kosovë: Sfidat, Pengesat dhe Mundësitë për Reforma”.
Gjatë diskutimit u trajtuan çështje që lidhen me përmirësimin e klimës së investimeve, sfidat me të cilat përballen investitorët dhe mundësitë për reforma që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Sipas njoftimit të komunës, nënkryetarja Gashi ndau perspektivën e nivelit lokal mbi rëndësinë e krijimit të një mjedisi më të favorshëm për investime.
“Në këtë tryezë, nënkryetarja ndau perspektivën e nivelit lokal mbi rëndësinë e krijimit të një mjedisi më të favorshëm për investime, forcimin e bashkëpunimit institucional dhe avancimin e reformave që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik”, thuhet në njoftimin e Komunës së Suharekës.
Tryeza mblodhi përfaqësues institucionalë dhe ekspertë të fushave të ndryshme për të diskutuar sfidat dhe mundësitë për përmirësimin e klimës së investimeve në Kosovë./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
