Selmanaj: Duhet konsensus nacional kundër kujtdo që refuzon hyrjen e Kosovës në projektin amerikan të gazit

Kandidati për deputet i LDK’së, Driton Selmanaj, ka shkruar sot lidhur me kërkesën e SHBA-së që Kosova të bashkohet në projektin e gazit amerikan. Ai ka thënë se Kosova s’mund të qëndrojë në mes.

Sipas tij, SHBA po kërkon që Kosova të tregojë nëse rreshtohet me SHBA-në dhe perëndimin apo me Rusinë dhe Kinën.

“Sot, kur Evropa po punon për të reduktuar varësinë nga energjia ruse dhe po forcon sigurinë e saj strategjike, Kosova nuk duhet të mbetet anash. Çdo hezitim, kalkulim politik apo mungesë vizioni do t’i kushtojë vendit në planin afatgjatë”, ka shkruar Selmanaj.

Selmanaj ka thënë se është domosdoshmëri kombëtare, konsensusi nacional kundër kujtdo që e refuzon këtë orientim strategjik të shtetit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Është koha me marrë anë!

SHBA- të qartazi po na thonë:

A jeni me SHBA-të dhe perëndimin apo me Rusinë dhe Kinën?

Nëse këtë se ka kuptuar qeveria dhe subjektet opozitare, atëherë Kosova po futet në aventura që fundi do jetë me pasoja fatale për gjithë vendin!

Kosova nuk ka luksin të qëndrojë në mes. Në një botë ku përplasja gjeopolitike po bëhet çdo ditë më e qartë, edhe ne duhet ta kemi të qartë orientimin tonë strategjik.

Marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është vetëm aleancë politike. Është themeli mbi të cilin është ndërtuar liria, pavarësia dhe siguria e Kosovës.

Prandaj, projektet si gazifikimi i Ballkanit dhe ndërtimi i rrjeteve të sigurta 5G që ishin pika qëndrore në marrëveshjen e Uashingtonit të nënshkruar nga ish kryeministri Hoti me 4 shtator 2020, nuk duhen parë thjesht si projekte ekonomike apo teknologjike. Ato janë pjesë e një vizioni strategjik që e lidh Kosovën më fort me SHBA-të dhe botën perëndimore, duke kufizuar ndikimin rus dhe kinez në rajon.

Sot, kur Evropa po punon për të reduktuar varësinë nga energjia ruse dhe po forcon sigurinë e saj strategjike, Kosova nuk duhet të mbetet anash. Çdo hezitim, kalkulim politik apo mungesë vizioni do t’i kushtojë vendit në planin afatgjatë.

Qeveria duhet ta kuptoj se ka tema që tejkalojnë interesat partiake. Orientimi euroatlantik i Kosovës nuk duhet të jetë objekt debati, por konsensus kombëtar.

Një Kosovë e lidhur ngushtë me SHBA-të dhe aleatët perëndimorë është më e fortë, më e sigurt dhe më e përgatitur për sfidat e së ardhmes.

Kjo është koha për vendime strategjike, jo për paqartësi.

Prandaj është domosdoshmëri kombëtare, konsensusi nacional kundër kujtdo që e refuzon këtë orientim strategjik të shtetit tonë!

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Sot nis Botërori 2026

Sot zyrtarisht nis Kupa e Botës 2026, turneu më i madh në historinë e futbollit, që për herë të parë do të organizohet nga...

Numërohen mbi 80% të votave nga KQZ: LVV 43,63%, PDK 21,77%, LDK 18,01%, AAK 7,43%

Lëvizja e Vetëvendosje ka marrë 43,63% të votave të rregullta, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga 81,10% e vendvotimeve të procesuara. Partia...

Lajmet e Fundit