Edhe lypës, edhe zotni

Prof. Azem Lajqi
1.?Në vendin e punës, ka individë që nuk u përgjigjen obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive të punës nga e cila paguhen, ndërsa kërkojnë të vlerësohen të barabartë me ata që i përmbushin detyrat sipas kontratës së punës.
2.?Ka individë që e bëjnë punën me djallëzi, duke shfrytëzuar çdo hapësirë për keqpërdorim. Këta individë, përveçse mund të klasifikohen si sabotues që dëshirojnë ta shohin institucionin në anarki (mjegulla dhe ujku), kanë prirje që të organizojnë kurthe ose përgjime dhe përhapin thashetheme (dija dhe arti i tyre), me qëllim që ta zbehin integritetin personal e profesional të dikujt. Krahas kësaj, këta tipa përpiqen të krijojnë elemente shantazhi(përgjojnë ndër sy ose porosisin provokues e përgjues) kundrejt atyre që e bëjnë punën me përgjegjësi, për aq sa kanë dije, aftësi dhe mundësi.
3.?Individë të tillë, pa kulturë pune, e zbehin cilësinë institucionale dhe punën që bëhet aty, d m.th. bëhen imazh i keq.Në të njëjtën kohë, janë të dëmshëm edhe për besueshmërinë qytetare ndaj institucionit përkatës.
??4. Mund të thuhet se, në këto raste, zbatimin e ligjit (të punës) e zbehin ose e zëvendësojnë libreza partiake dhe nepotizmi.

 

 

Më Shumë

Kolpa vjen në Prizren, konfirmohet për Rock & Blues Festival 2026

Prizren Rock & Blues Festival ka vazhduar zbulimin e artistëve që do të performojnë në edicionin e katërt të festivalit, duke konfirmuar grupin e...

Sot nis Botërori 2026

Sot zyrtarisht nis Kupa e Botës 2026, turneu më i madh në historinë e futbollit, që për herë të parë do të organizohet nga...

Lajmet e Fundit