Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të Prizrenit.

Po ashtu për shkak të përleshjes lëndime serioze ka marrë edhe babai i tij, i moshës 57 vjeçare.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe mjeku kujdestar në Emergjencën e Prizrenit, Kujtim Kryeziu.

“Në kohën aktuale kur ka ndodhur kemi pasur disa raste dhe të tjera të kombinuara, mirëpo ky i mund thuajse të gjitha. Rreth orës 12:00 erdhi pacienti së bashku me prindin, me një person më të moshuar. Pacienti i ndjerë kishte lëndim fatal në regjionin e gjoksit, me siguri e prekur zemra ka qenë, i pamundur ka qenë reanimimi i mëtutjeshëm dhe është konstatuar vdekja e pacientit”, ka thënë mjeku.

Derisa, për 57 vjeçarin, tha se gjendja e tij aktualisht është stabile.

“Ndërsa pacienti tjetër më i moshuar rreth moshës 57 vjeçare, ka qenë po ashtu me lëndim në regjonin e gjoksit në anën e majtë, por nuk është prekur zemra. është pranuar për trajtim të mëtutjeshëm në repartin e Kirurgjisë dhe ende aty është dhe mjekohet. Një pacient është i shtrirë. Gjendja e tij për momentin është stabile, pas intervenimit të kirurgut”, shtoi ai.

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Një rast i rëndë është shënuar të shtunën në Ulqin, ku 17-vjeçari me inicialet E.K., nga Malisheva, raportohet se humbi jetën teksa ishte duke...

Zhduket një grua në Prizren, policia nis hetimet

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Prizren është zhdukur një femër. Lidhur me rastin, prokurori kujdestar ka urdhëruar fillimin e hetimeve. ‘’PERSON I ZHDUKUR Prizren /...

Lajmet e Fundit