Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Prizren.

Ky festival unik do të mbledhë kampistë dhe adhurues të natyrës nga vendet e rajonit dhe Evropa, duke e shndërruar Prizrenin në një qendër të aventurës, rekreacionit dhe shkëmbimit kulturor, raporton PrizrenPress.

Me një program të pasur me aktivitete rekreative, argëtuese, muzikë dhe atmosferë të veçantë, festivali synon të promovojë Prizrenin si destinacion të rëndësishëm të turizmit kulturor, natyror dhe aventurier.

Sipas organizatorëve, eventi do të zhvillohet në Vermicë dhe do të zgjasë tri ditë, duke përfshirë akomodimin e pjesëmarrësve, orientimin, aktivitete sportive dhe kulturore, si dhe performanca muzikore.

Në kuadër të programit parashihen edhe aktivitete interaktive, shëtitje në pika të ndryshme kampingu në Kosovë, si dhe mbyllja e festivalit me zjarr kampi dhe atmosferë festive./PrizrenPress.com/

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Zyrtare: Valmir Kakruki firmos për dy vite me Bashkimin

Bashkimi ka vazhduar me afrimet për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar transferimin e Valmir Kakrukit. “Mirë se vjen, Valmir Kakruki! Valmiri është zyrtarisht pjesë e KB...

17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Një rast i rëndë është shënuar të shtunën në Ulqin, ku 17-vjeçari me inicialet E.K., nga Malisheva, raportohet se humbi jetën teksa ishte duke...

Lajmet e Fundit