Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”.

Gjatë ditëve të manifestimit, nxënësit e shkollave të Komunës së Prizrenit prezantuan njohuritë, kreativitetin dhe talentin e tyre përmes garave të diturisë, poezisë, pikturës, muzikës, valleve, veshjeve tradicionale dhe aktiviteteve sportive.

Manifestimi, përveç promovimit të vlerave arsimore, kulturore dhe sportive, shërbeu edhe për nderimin e jetës dhe veprës së heroit të kombit, Remzi Ademaj – Komandant Petriti, duke përcjellë te brezat e rinj mesazhin e sakrificës, lirisë dhe atdhedashurisë.

Në fund të ceremonisë u ndanë mirënjohje dhe shpërblime për nxënësit më të suksesshëm në garat e zhvilluara, si dhe për mësimdhënësit që kontribuuan në organizimin dhe realizimin e këtij manifestimi tradicional./PrizrenPress.com/

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda...

Me seancë solemne nis shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit

Me mbajtjen e Seancës Solemne të Kuvendit Komunal ka nisur sot shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit, një nga datat më të rëndësishme...

Lajmet e Fundit