Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029.
Dardanët do të zbresin në parket në Stamboll të Turqisë, ku do të përballen me Arabinë Saudite në dy takime testuese. Ndeshja e parë do të zhvillohet të hënën nga ora 18:30, ndërsa e dyta të martën nga ora 17:00, sipas kohës lokale në Kosovë.

Këto miqësore do t’i shërbejnë përzgjedhësit të Kosovës, Bujar Loci, dhe Shtabit Teknik për të vlerësuar formën e ekipit dhe për të testuar alternativa të ndryshme para sfidave të rëndësishme që e presin Përfaqësuesen.

Pas dueleve me Arabinë Saudite, Kosova do të fokusohet në përballjen ndaj Shqipërisë, e cila do të zhvillohet më 2 korrik në Prizren.
Përfaqësuesja e Kosovës synon të shfaqet sa më e përgatitur në prag të parakualifikimeve për FIBA EuroBasket 2029, ndërsa ndeshjet miqësore pritet të jenë një test i rëndësishëm për Dardanët./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
