Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”.
Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga ministri në detyrë i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, mori pjesë në natën finale të Turneut Tradicional të Futbollit “Java e Dëshmorëve të Hasit”.

Para të pranishmëve, kryeministri tha se dëshmorët ndodhen në themelet e shtetit tonë dhe në rrënjët e lirisë tonë.

“Për ta përmbyllur finalen e Turneut Tradicional të Futbollit “Java e Dëshmorëve të Hasit” këtu në Kodrën e Pajtimit, s’ka dyshim që është më shumë se një turne sportiv ky në të cilin po marrim pjesë bashkë. Është një akt kujtese, është shprehje mirënjohje, dhe dëshmi që sakrifica e brezave të tërë vazhdon të jetojë në vetëdijen kolektive të shoqërisë e të popullit tonë, dhe ne dëshirojmë t’i promovojmë vlerat e shëndosha edhe për brezat e ri e për ata që do të vijnë pas nesh”, tha kryeministri në detyrë Kurti.

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Duke u bërë thirrje rinisë që të merren sa më shumë me sport, kryeministri tha se Qeveria do të jetë pranë tyre për iniciativa sportive dhe jo vetëm.

“Të nderuar organizatorë të “Javës së Dëshmorëve në Has”, dëshmorët ndodhen në themelet e shtetit tonë. Ndodhen në rrënjët e lirisë tonë. Andaj ne ata kurrë nuk i harrojmë, gjithmonë i përkujtojmë sepse amanetet, idealet e tyre, na prijnë drejt së ardhmes, ndërkaq gjaku i tyre është ai i cili na mban të fuqishëm edhe historinë tonë, por edhe të tashmen tonë”, tha Kurti.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Lajmet e Fundit