Nis asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit në kuadër të projektit për ndërtimin e rrugës që çon drejt Ujëvarave të Mirushës, një prej destinacioneve më të frekuentuara turistike në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Basha bëri të ditur se projekti ka hyrë në fazën përfundimtare të realizimit.

“Punimet në projektin e ndërtimit të rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës, një prej destinacioneve turistike më të vizituara në Kosovë, kanë hyrë në fazën përfundimtare, me fillimin e asfaltimit të segmentit rrugor”, ka shkruar ai.

Sipas ministrit në detyrë, projekti po realizohet në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruar gjatë vitit 2025 ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit dhe Komunës së Malishevës.

“Ky projekt po realizohet në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruar në vitin 2025 ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit dhe Komunës së Malishevës”, ka theksuar Basha.

Ai vlerësoi se përfundimi i kësaj rruge do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e qasjes drejt Ujëvarave të Mirushës dhe në zhvillimin ekonomik të zonës.

“Përfundimi i kësaj rruge do të përmirësojë ndjeshëm qasjen drejt Ujëvarave të Mirushës, do të lehtësojë lëvizjen e vizitorëve dhe do të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e turizmit, biznesit lokal dhe ekonomisë së zonës”, ka deklaruar ai.

Ujëvarat e Mirushës konsiderohen një nga atraksionet më të njohura natyrore në Kosovë, duke tërhequr çdo vit mijëra vizitorë vendas dhe të huaj.

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Vërshimet në Rahovec, institucionet diskutojnë masat e reagimit

Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent me mbështetjen...

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Lajmet e Fundit