Ka ndërruar jetë mësimdhënësi shumëvjeçar i SHFMU “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, Ismet Reka, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën e arsimit dhe edukimit të brezave të shumtë.
Lajmi është bërë i ditur nga drejtoria e shkollës, e cila ka shprehur pikëllimin e thellë për humbjen e pedagogut që për dekada të tëra ishte pjesë e pandashme e institucionit arsimor.

Sipas njoftimit, Ismet Reka ishte angazhuar në shkollë që nga shtatori i vitit 1987, duke i kushtuar më shumë se katër dekada arsimit dhe formimit të gjeneratave të reja.
“Përkushtimi, profesionalizmi dhe përvoja e tij do të mbeten gjithmonë të paharruara për kolegët, nxënësit dhe gjithë komunitetin arsimor”, thuhet në njoftimin e shkollës.
Drejtoria e SHFMU “Zenun Çoçaj” ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Reka, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan punën e tij.
Vdekja e Ismet Rekës konsiderohet një humbje e madhe për arsimin dhe komunitetin e Gjonajt.
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren