Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj.
Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe me basketbollistin Meriton Ismajli, i cili shihet si një nga opsionet për sezonin e ardhshëm.
Burime pranë negociatave bëjnë të ditur se kontaktet mes palëve kanë vazhduar gjatë ditëve të fundit dhe ekziston interes i ndërsjellë për arritjen e një marrëveshje.

Ismajli është një basketbollist që e njeh mirë ambientin në Pejë, pasi ka qenë pjesë e klubit edhe në të kaluarën. Ai ka fituar përvojë të konsiderueshme në basketbollin kosovar, duke u dalluar për energjinë, mbrojtjen agresive dhe kontributin në të dyja anët e parketit.
Peja po vazhdon ndërtimin e skuadrës për edicionin e ri dhe pas disa lëvizjeve të konfirmuara gjatë afatit kalimtar, drejtuesit e klubit po punojnë për të kompletuar grupin me lojtarë vendorë që njohin mirë Superligën e Kosovës.
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
