Diskutohet progresi i Masterplanit të Hapësirave Publike të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e GIZ Kosovo nga komponenta e Zhvillimit Urban Qarkor (Kosovo4Green) dhe përfaqësuesit e kompanisë Urban Plus, me të cilët ka diskutuar për progresin e hartimit të Masterplanit të Hapësirave Publike të Prizrenit.

Gjatë takimit janë prezantuar rezultatet e fazës së dytë të projektit, ndërsa janë identifikuar edhe zonat prioritare që do të trajtohen në fazën e ardhshme.

“Gjatë takimit u prezantuan rezultatet e fazës së dytë të projektit dhe u identifikuan zonat prioritare që do të trajtohen në fazën e ardhshme”, thuhet në njoftim.

Sipas Komunës së Prizrenit, projekti synon zgjerimin dhe funksionalizimin e hapësirave të gjelbra, krijimin e një rrjeti të ndërlidhur të parqeve, si dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët përmes hapësirave publike më funksionale dhe më të qasshme./PrizrenPress.com/

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Lajmet e Fundit