Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë nga Kosova dhe rajoni.
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se qyteti është gati për dy ditë feste, ku do të mbizotërojnë ngjyrat, muzika dhe atmosfera festive.
“Janë dy ditë radhazi, ku qyteti ynë mbushet me ngjyra, buzëqeshje dhe emocione, duke mirëpritur musafirë nga e gjithë Kosova dhe rajoni”, ka deklaruar ai, raporton PrizrenPress.

Muharremaj ka theksuar se Karnevalet Golden Eagle janë më shumë se një festë, por një ngjarje unike që krijon përjetime të paharrueshme për pjesëmarrësit.
Ai ka falënderuar organizatorët për punën e tyre, duke veçuar përkushtimin në realizimin e kësaj ngjarjeje që tashmë është bërë traditë në Suharekë.
“Kjo është një pasuri e qytetit tonë dhe një mundësi e madhe për promovimin e Suharekës si destinacion festiv dhe mikpritës”, ka shtuar Muharremaj.
Karnevalet Golden Eagle do të zgjasin dy ditë dhe pritet të sjellin aktivitete të shumta kulturore, performanca artistike dhe atmosferë festive në gjithë qytetin./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
