Prizrenasi kalon te Ferizaj

Mesfushori prizrenas Diellor Beseni është zyrtarisht futbollist i ri i FC Ferizaj, duke u bashkuar me skuadrën bardhekaltër për sezonin e ri.

Beseni vjen nga KF Feronikeli 74, ndërsa më herët ka qenë pjesë edhe e FC Liria dhe KF Drenica, duke fituar përvojë të vlefshme në futbollin kosovar.

Nga klubi i Ferizajt kanë bërë të ditur se afrimi i tij pritet të sjellë cilësi dhe stabilitet në mesfushë, në kuadër të objektivave për sezonin e ri.

“FC Ferizaj me kënaqësi ju njofton se ka arritur marrëveshje me mesfushorin Diellor Beseni, i cili së fundi ishte në klubin FC Feronikeli. Gjatë karrierës së tij, Beseni ka qenë pjesë edhe e FC Lirisë dhe KF Drenicës, duke fituar përvojë të vlefshme dhe duke dëshmuar cilësitë e tij në repartin e mesfushës. Diellorit i urojmë mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën e FC Ferizajt!”, thuhet në njoftimin e klubit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet edhe babai i të dyshuarit për vrasjen e imamit në Dragash

Pas arreastimit të Beshir Hamzës si i dyshuar për vrasjen e imamit, Gazmend Tahirovci, Policia e Kosovës e ka arrestuar edhe babain e dorasit...

Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit