Nesër protestohet kundër Ramdan Mujës

Protesta kunder MujesQytetarët aktiv për Prizrenin nesër sërish do të protestojnë kundër kryetarit të Komunës së Prizrenit Ramdan Muja. Ky vendim i qytetarëve aktiv për Prizrenin ka ardhur pas dështimit të sotëm të mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, mbledhje kjo e thirrur nga partitë opozitare, në të cilën kërkohej dorëheqja e Ramdan Mujës.

Njëri nga organizatorët e protestës, Kastriot Jahaj e ka konfirmuar për Gazetën Blic mbajtjen e këtryre protestave paqësore. Ai ka thënë se janë të vendosur që të mos lëshojnë pe deri në dorëheqjen e Ramdan Mujës.

“Ndodhitë e sotme në Kuvendin Komunal të Prizrenit flasin qartë për papërgjegjësinë totale të këtij pushteti që nuk zgjedh mjete për të qëndruar në pushtet, madje duke shkelur ligjin vazhdimisht. Qytetarët aktiv për Prizrenin do të vazhdojnë protestën me bllokim paqësor të premten dhe ditëve të tjera të punës, deri në dorëheqje”, ka thënë Jahaj.

Më Shumë

Dëmtohet Kompleksi i Dëshmorëve në Has, reagojnë veteranët

Është dëmtuar Kompleksi i Dëshmorëve në Has, një nga vendet përkujtimore më të rëndësishme të të rënëve për lirinë e Kosovës. Lidhur me rastin kanë...

Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani,...

Lajmet e Fundit