27.2 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025

Suhareka formon Komision për verifikimin e kontratave të papaguara

Suhareke-kuvendiKK i Suharekës të premten ka formuar një komision i cili do t’i verifikojë të gjitha kontratat e papaguara nga pushteti i kaluar.

Formimi i këtij komisioni është iniciuar pas prezantimit nga drejtori i Financave dhe kryetari i Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj të një shume prej 2 milionë e 379 mijë eurosh si borxhe të ish-pushtetit ndaj kontraktorëve, e të cilat pushteti aktual obligohet t’i paguajë.

Anëtarët e AAK-së në KK të Suharekës e kanë mohuar këtë borxh duke abstrakuar tërësisht edhe fjalën borxh dhe duke u shprehur se pushteti komunal që e ka drejtuar partia e tyre nuk ka lënë asnjë borxh.

Me gjithë kundërshtimin e AAK-së pjesa tjetër e KK-së e ka votuar përbërjen e Komisionit të KK-së prej 5- anëtarësh ku të gjitha subjektet pjesëmarrëse në KK e kanë deleguar nga një anëtar. Edhe AAK-ja me gjithë kundërshtimin e formimit të komisionit e ka deleguar anëtarin e vet në të.

KK i Suharekës në seancën e së premtes e ka miratuar edhe vendimin për transferimin e 265 mijë e 840 eurove nga “investimet kapitale” te kategoria “mallra dhe shërbime” e që siç është shpjeguar bëhet me qëllim të pagesës së një pjese të borxheve urgjente për kontraktorët.

Vendimi i KK-së siç është thënë në seancë do të shqyrtohet edhe nga pushteti qendror dhe vetëm është shfaqur shpresa që të miratohet nga lart. KK i Suharekës të premten ka formuar edhe Komisionin për emërtimin e zonave të qarkullimit publik dhe ka miratuar edhe planin vjetor të KKSB-së.

Më Shumë

Kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren mban sot konferencë për “aksionin kundër degradimit të mjedisit”

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se kryeprokurori Petrit Kryeziu do të mbajë konferencë për media sot në ora 14:30 në lidhje me “aksionin...

Prizren, promovohet libri ‘Vendimmarrja menaxheriale’ i autorit Demir Lima

Në ambientet e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” është promovuar libri i prof. asoc. dr. Demir Lima, me titull: “Vendimmarrja menaxheriale”. Në...

Lajmet e Fundit