20.7 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Bora në Malishevë, shkakton dëme

2817Rënia e borës dje dhe sot, ka shkaktuar mjaft telashe në territorin e Komunës së Malishevës, duke bërë dëme në rrjetit elektrik, pastaj dëme në pemëtari, pasi pesha e borës ka thyer degët e pemëve, ndërsa të gjitha rrugët janë të lira për qarkullim, përfshi edhe rrugët në fshatrat e Maleve të Berishës, ku kompania ka intervenuar në pastrimin e borës nga rruga.

Si pasojë e dëmeve në rrjetin e shpërndarjes së rrymës, nga mbrëmë Komuna e Malishevës, pothuajse në tërësi ka qenë në terr, dhe rrjedhimisht ka mbetur edhe pa furnizim me ujë për pije nga sistemet e ujësjellësve, ka bërë të ditur drejtoria komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Sipas drejtorit të drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, z.Ahmet Morina, zyrtarët e kësaj drejtorie, janë në terren duke vëzhguar situatën, pasi në disa rrugë ka ujë, sikur edhe në Malet e Berishës, ku sasia e madhe e borës, ka vështirësuar qarkullimi, por kompania për pastrimin rrugëve, ka intervenuar dhe bora është larguar nga rruga, dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Dëme janë vërejtur edhe në bujqësi, sidomos në pemëtari, pasi sasi e madhe e borës dhe pesha e saj, kanë dëmtuar pemët në disa raste, duke i thyer degët. Megjithatë, në drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, nuk ka pasur thirrje nga qytetarët, për ndonjë rast emergjent dhe situata është nën kontroll.

Më Shumë

Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Suharekë

Edhe tri përballje interesante do të zhvillohen të dielën në kuadër të xhiros së 32-të në Superligën e Kosovës. Vëmendja do të jetë padyshim në...

Totaj: Mirëmbajtja e gjelbërimit prioritet në zonën historike të Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka theksuar se mirëmbajtja e gjelbërimit, veçanërisht në zonën historike të qytetit, mbetet një nga prioritetet kryesore...

Lajmet e Fundit