Rrustem Mustafa-Remi: Jemi vonuar për integrim në BE dhe NATO

RrustemMustafa–RemiKosova ka për synim integrimin në BE dhe NATO, por në këtë drejtim jemi pak të vonuar. Kështu tha një ligjëratë të mbajtur sot në Fakultetin Filozofik në Prishtinë ish komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi. Para studentëve ai ka folur edhe për fazat e transformimit të pushtetit në Kosovë.

Transformimi i një vendi ndodh në dy faza: transformimi politik nga sistemi i kaluar në sistemin tjetër dhe transformim nga okupimi në liri. “Këto dy transformime në Kosovë ndodhën në të njejtën kohë”, tha ish komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa.

Sipas tij krahasuar me vendet e rajonit, në Kosovë si pasojë e okupimit nuk ka mundur të transformohet sistemi komunist në atë demokratik.

“Duke qenë të okupuar ne nuk kemi mundur ta shëndrrojmë sistemin politik pasi që ishim në direktiva të të tjerëve, pa dashjen tonë. Kjo është njëra çështje, çështja tjetër është ajo e përfundimit të Luftës, dalja në liri për herë të parë”, theksoi ai.

Mustafa vlerësoi se transformimet nuk janë gjithherë modele të mira, ato sipas tij mund të jenë faza eksperimentale ashtu siç ishte vendi ynë së paku qe 10 vite.

”Tek tani kur BE me synime më të çarta po krijon mundësi për të na edukuar dhe trajnuar, në këtë fushë sidomos të ekonomisë dhe politikës ju e shihni çartë se ne kemi qenë duke u eksperimentuar së paku qe 10 vite”, tha ai.

Gjatë ligjërimit, Rrustem Mustafa tha se faza emergjente e transformimit në vendin tonë ka zgjatur shumë si shkak i mosdhënies së kontributit nga të gjithë. Ai theksoi se sistemi i sigurisë në vend nuk është në nivelin e duhur dhe kjo sipas tij e vonon Kosovën në rrugën e eurointegrimit.
(RTK)

Më Shumë

Totaj: Stadiumi i Lirisë do të bëhet me standarde të UEFA-s

Keyetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se janë në fazën përfundimtare procedurat për dhënien e lejes për rikonstruktimin e stadiumit në...

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Lajmet e Fundit