10.1 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Restaurohet filmi “Tomka dhe shokët e tij”

84822Eshtë një film emblematik i kinemasë shqiptare që falë restaurimit dhe rezervimit do të mund ti trashëgohet brezave. Zbulojmë kësisoj imazhet e filmit tanimë të restauruar “Tomka dhe shokët e tij” i cili do të shfaqët premierë në festivalin filmit të Prishtinës mbrëmjen e 26 prillit.

“Do të jetë premiera e parë për të cilën unë ndjej dhimbje dhe do të doja shumë që të ishte Xhanfize Keko, do të doja shumë që të ishte Rexhina Longo e cila na ka bërë kaq shumë deri tani për arkivin dhe për të gjithë ne, jo vetëm për arkivin e filmit.”-u shpreh aktorja Elvira Diamanti.

Është një nismë e vyer kjo e cila bën të mundur shpëtimin e vlerave tona kombëtare çka institucionet publike nuk po e bëjnë siç duhet.

“ Restaurimi jo vetëm dyfishon jetëgjatësinë e një filmi sepse filmat e restauruar quhen që janë prodhuar sot, këtë nënkupton restaurimi dhe rezervimi. Ka ndodhur që filmat duke marrë pjesë në festivale të ndryshme të arkivave, në vente të ndryshme kemi arritur që audienca ndërkombëtare të njihet me kinemanë shqiptare. Kjo nuk është pak.”- theksoi Diamanti.

Pas premierës filmi i restauruar tanimë do të ketë rrugëtimin e tij. “Ka arritur të diskutohet Xhanfize Keko si një figurë emblematike e kinemasë shqiptare. Dhe po ju them se rrallë e gjen edhe ne Holly Wood një figurë të tillë kaq të kompletuar. Në laboratorin e biblotekës së kongresit kanë menduar që dekori i qytetit të beratit është një dekor i bërë dhe nuk e kanë menduar kurrë që ai është një qytet origjinal.”- bëri të ditur Diamanti.

Ndërkaq disa filma të tjerë shqiptarë po kaq emblematikë kanë nevojë urgjente për restaurim për të mos u degraduar pakthyeshmërisht.

Më Shumë

Kosovë–Turqi në ekran të madh në Shatërvan

Prizreni do të marrë atmosferë festive të martën më 31 mars, kur në "Shatërvan" do të organizohet shikimi publik i ndeshjes mes Kosovës dhe...

Përurohet Qendra Sportive në Bukosh

Në fshatin Bukosh të Suharekës është përuruar sot qendra e re sportive, një investim që synon zhvillimin e sportit dhe rritjen e aktiviteteve fizike...

Lajmet e Fundit