14.4 C
Prizren
E premte, 24 Tetor, 2025

Krasniqi: Gjithë e shkelën Kushtetutën me Gjykatën Speciale

JakupKrasniqi-kuvendKryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar një shkrim, ku fjalimin e Kryeministrit në Kuvendin e Kosovës me 23 prill, e quan demagogji, ndërsa thotë se askush nuk mbeti pa e shkel Kushtetutën e vendit.
Madje, Krasniqi në këtë shkrim thotë se Kushtetutën e shkelën edhe ata që duhet ta mbronin me ligj.

Për më tepër, ju sjellim shkrimin e plotë dhe të pa redaktuar, të cilin e ka postuar Kryekuvendari në profilin e tij:

Ishin disa diskutime të mbajtura në mbledhjen e 23 prillit 2014 që me shtynë të gjurmoj në fjalorë të ndryshëm domethënien e kësaj fjale me origjinë greke. Fillimisht e kërkova në Fjalorin politik të Oxfordit dhe gjeta ketë shpjegim: “… shpjegimi i sotëm i fjalës “demagog” është keqësues, si udhëheqës i një turme, me nënkuptimin se kush ngre turmën e bën ketë gjithmonë një qëllim të dobët”. Ndërsa në fjalorin e Mikel Ndrecës: “Fjalor fjalësh e shprehjesh të huaja”, shkruan: “ mashtrim popullor, duke i joshur me premtime të rreme e me fjalë të bukura për t’i bërë për vete për qëllime e synime të caktuara; qëllim i njeriut me dy faqe, që ndryshe flet e ndryshe vepron”. E njëjta fjalë në Fjalorin e gjuhës shqipe, botim i vitit 2006 shkruan: “ mashtrim i të tjerëve me fjalë të bukura e me premtime të rreme për qëllime e për synime të caktuara; qëndrim me dy faqe; fjalë të bukura e të zbrazëta për të mbuluar e për të shtrembëruar të vërteten”.

Duke ndjekur shpjegimet e përmendura del se diskutimi i Kryeministrit i cili e akuzonte komunitetin ndërkombëtar “për fyerjen e madhe që po i bënte popullit shqiptar dhe shtetit të Kosovës” e në fund kërkonte nga deputetet votimin e kësaj “fyerje”. I ngjashëm me këtë ishte edhe diskutimi i deputetit akademik i cili thoshte se është kundër Kushtetutës votimi i Gjykatës Speciale dhe në fund votonte për të shkelur Kushtetutën, të cilën nuk do të mbetet kush pa e shkelur të ngratën. E shkelin ata që duhet ta e mbrojnë edhe me jetën e tyre. E shkelin aktin më të rend të shtetit të krijuar pas flijimeve të shumta të kombit. E shkelësit ishin: Qeveria e Kosovës, që i zhvilloi bisedimet në Bruksel për Gjykatën Speciale, Presidentja që e dërgoj Letrën zonjës Eshton dhe përfaqësuesit e popnullit që e votuan formimin e Gjykatës Speciale. Nëse të gjithë këta nuk e marrin mundimin për të mbrojtur Kushtetutën, kush tjetër duhet ta bejë ketë?
Ky shkrim i shkurtër u dedikohet të gjithë atyre që i kanë dëgjuar a lexuar diskutimet e përmendura të mbajtura në mbledhjen e përmendur në Kuvendin e Kosovës.

Më Shumë

Policia shqiptoi për 24 orë, rreth 1900 gjoba në trafik

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1896 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

Vajza sulmohet nga ariu në Mamushë, shpëton në momentin e fundit |VIDEO

Një vajzë në Mamushë, Kosovë, shpëtoi në momentin e fundit pasi u sulmua nga një ari në orët e hershme të mëngjesit. Ngjarja e...

Lajmet e Fundit