11.8 C
Prizren
E premte, 18 Tetor, 2024

Filmi ”Ada” më 29 prill premierë në Kosovë

Filmi AdaProdhimi më i fundit i kinematografisë shqiptaro-angleze, filmi ”Ada”, më 29 prill do të shfaqet premierë në Kosovë, në kuadër të Festivalit PriFilmFest. Edhe pse nuk do të jetë në konkurencë zyrtare, “Ada” e regjisorit Spartak Pecani dhe skenaristit Matt Maude, pritet të zgjojë interesimin e publikut kosovarë, e veçanërisht të kritikëve të kinematografisë e të artistëve në përgjithësi edhe për faktin e përfshirjes së një kaste të madhe aktorësh të gjeneratave të ndryshme nga Kosova e Shqipëria.

Në rolet kryesore paraqiten dy aktorët e rinj kosovarë Afrim Muçaj dhe Lira Blakaj, bashkë me emrat e njohur të kinematografisë shqiptare, të tillë si Ndriçim Xhepa, Elvira Diamanti, Enver Petrovci, Reshat Arbana, Eshref Durmishi etj.

Filmi “Ada”, i cili është bazuar në romanin e Fatos Kongolit “Te porta e Shën Pjetrit”, ka në qendër dy histori dashurie të ndërprera verbërisht, kufomën e braktisur të një të riu dhe një inspektor të ndjekjes së krimeve në kërkim të vrasësve. Një vajzë e re në stacionin policor, duart e saja janë të lidhura, një inspektor është i ulur përballë saj. Ajo është e akuzuar për vrasje, ka dëshmi; armë e zbrazët në dorën e saj, gjak në mur. Shumë trupa të larguar nga rruga. Duhet përgjigje për dy pyetje. Pse? Si? I ndërtuar si ndërthurje me personazhe të mjediseve nga më të ndryshmet, kryeqytetase dhe periferike, intelektuale apo mafioze, filmi zhytet në realitetin e sotëm shqiptar.

“Ada” do të shfaqet në “Teatrin Kombëtar të Kosovës” më 29 prill, në orën 21:00, si film mysafir i Festivalit PriFilmFest 2014. Ndërkaq, repriza e tij do të jepet në një ambient të hapur, në një ekran gjigand, më 1 Maj, në orën 21:00, në pllatonë e Sheshin “Nëna Terezë”, në Prishtinë, hyrja do te jetë falas.

Filmi është kooproduksion shqiptaro-anglezo-kosovar dhe si i tillë është realizuar me bashkëfinancimin e Qendrës Kinematografike Kombëtare të Shqipërisë dhe të kompanive filmike “Sea Trimex” producent Agim Halili “Left Eye Blind” nga Anglia producent Harvey Ascott dhe “Concordia Pictures” nga Kosova producent, Nehat Fejza.

Më Shumë

“Hati, sensacioni i TikTok-ut”, Fatma Naçi komenton jetën e saj luksoze

Bashkëshortja e Elvis Naçit, Fatma, ishte e ftuar në panelin e ‘Goca dhe Gra’. Ndër të tjera, Fatma u pyet nga moderatorët për vajzat besimtare...

Gjendet minibusi që u vodh të shtunën në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur minibusi i cili ishte raportuar si i vjedhur të shtunën. Kliko videon: https://www.facebook.com/watch?v=917978133581555 “Rr. Luan Haradinaj, Prizren 12-14.10.2024...

Lajmet e Fundit