10.9 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

Krasniqi: Behgjet, trego si e pate blerë postin e presidentit

krasniqi dhe pacolliKryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka kërkuar nga Behgjet Pacolli që të tregojë se si ka arritur të bëhej President. Krasniqi ka dhënë detaje si është tentuar të korruptohet për ta votuar Pacollin për postin e të parit të vendit.

Krasniqi ka treguar edhe për mospramin e tij si president, duke përmendur edhe dokumentet e Wiki Leaksit, ku thuhet se nuk është pranuar nga Ambasadori Dell dhe Piter Feith për shkak të “nacionalizmit” të theksuar.

“Por edhe disa vendorëve u kam penguar, bile nuk kanë pasur vullnet as të isha Kryetar i Kuvendit, mbase edhe e kanë kërkuar ndihmën e ndërkombëtareve për të më shkarkuar, por nuk e kishin sigurinë e 80 votave”, ka thënë ai, raporton Kosovapress.

Krasniqi ka treguar se Pacolli para se të zgjidhej President i Kosovës, ia ka dërguar një njeri të tij,atëherë mik i Krasniqit që ta korruptonte, të iablinte votën.
“Unë i pata thënë atij mikut që erdhi te unë me porosinë e Behgjetit, po, por vetëm nëse ishte ai i gatshëm që para se t’i merrte parat ta lajmëronte Prokurorinë e EULEX-it. Një veprim të tillë miku im dhe i Behgjetit nuk e pranoi. E kuptova disi. Ketë çështje për një kohë e lash në harrës. Si dje ashtu dhe sot dyshoj shumë se Behgjet, ti e ke blerë postin e të parit të shtetit. Post që ka pasur degradime të shumta, gjatë një jete tepër të shkurtër të Republikës sonë. Si ia ke arritur ngritjes deri në President, ti e dinë më se miri. Nuk besoj se do ta kesh kurajë ta tregosh ndonjëherë”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se Pacolli një kohë ishte shumë i pa kënaqur në Kryeministrin e Kosovës. Për të argumentuar këtë, Krasniqi ia ka përkujtuar Pacollit një bisedë të zhvilluar në përurimin e Aeroportit “Adem Jashari” në Sllatinë.
“Si pa pritur me pate thënë: “Si me ke lenë me ata kriminel”? Unë edhe pse nuk e prisja këtë, bile jo në aeroport, të thash: “Nuk me ke pyetur, vet i ke zgjedhur”. E pastaj me ke thënë: “Ne Kuvend po kërkoni të formoni Komision Hetimor për Amortizatorët. Asgjë, ke thënë, nuk janë Amortizatorët, sa është i thellë korrupsioni në ketë Aeroport që po e përurojmë sot”. Nuk e di pse më vonë keni ndryshuar mendim për Kryeministrin? Çka ka ndodhur në ndërkohë? Mos u kanë premtuar ndonjë gjë të madhe?”, ka thënë ai.

Më Shumë

10-vjeçarja u lëndua në qafë, dalin detaje të reja nga krimi i rëndë në Prizren

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot brenda një familje në Prizren. Një burrë, M.Gorenc, 45 vjeçar dyshohet se e ka vrarë me thikë vajzën...

30 vjet nga rënia e heroit kombëtar, Besim Ndreca

Sot më 3 maj janë bërë 30 vjet nga rënia në Malësi të Re të heroit kombëtar, Besim Ndreca. Patrioti mbetet një nga figurat më...

Lajmet e Fundit