19.1 C
Prizren
E shtunë, 18 Prill, 2026

Mustafa i kundërpërgjigjet Thaçit: Ata që kultivuan shtet policor nuk i nevojiten as Brukselit dhe as Washingtonit

Isa Mustafa LDKKreu i LDK’së Isa Mustafa i është kundërpërgjigjur kryeministrit Hashim Thaçi, në lidhje me deklaratat e këtij të fundit se Brukseli dhe Washingtoni presin fitoren e PDK’së.
Ja reagimi i plotë i Mustafës, ku ai veç tjerash thotë se “ata që në këtë vend kultivuan shtet policor, nuk i nevojiten as Brukselit as Washingtonit”.

E përkujtoj z. Thaçi,

Bruksesli dhe Washingtoni presin fitoren e demokracisë në Kosovë. Ata nuk përcaktojnë se kush duhet të jetë fituese, por këtë e përcakton vullneti i qytetarëve të Kosovës.

Brukseli dhe Washingtoni kanë kërkuar të funksionojë shteti ligjor në Kosovë, të luftohet korrupsioni dhe të sigurohet liria e plotë qytetare.

Qeverisja e PDK-së e ka rrënuar shtetin ligjor e ka kultivuar korrupsionin dhe e ka ngulfat fjalën e lirë. Është vjedhur dhoma e dëshmive në objektet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, është korruptuar procesi i shtypjes së pasaportave; ekzekutivi vendosë se kush duhet të burgoset e kush të prangoset, e jo shtylla e drejtësisë.

Brukseli dhe Washingtoni kanë kërkuar që të themelohet Gjykata speciale për të trajtuar raste të rënda të krimit në Kosovë.

Në këto zgjedhje do të fitojë demokracia dhe fryma e shtetit ligjor. Ata që e degraduan këtë vend dhe kultivuan shtet policor nuk i nevojiten as Brukselit dhe as Washingtonit.

Ndryshe Mustafa, pak më parë bëri të ditur edhe se Nesër, LDK e voton FAK’un dhe shpërndarjen e Parlamentit.

Më Shumë

Alokohen pensionet për muajin prill, përfitojnë mbi 286 mijë qytetarë

Ministria për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare ka njoftuar se sot është bërë alokimi i pensioneve për pensionistët e moshës dhe ata...

Ngjarja tragjike me tre viktima në Malishevë, Kastrati ngushëllon familjen Berisha: Presim sa më shpejt të zbardhen shkaqet

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka reaguar lidhur me tragjedinë që ka ndodhur në këtë qytet ditën e sotme, ku si pasojë e një...

Lajmet e Fundit