19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

Mustafa: LDK do të jetë fituese e zgjedhjeve të 8 qershorit

IsaMustafa-LDKKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha sot se partia e tij do të jetë fituese e zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen me 8 qershor. Ai ka thënë se LDK tashmë i ka bërë të gjitha përgatitjet që të shkojë në zgjedhje të lira.

Mustafa ka bërë të ditur se është i hapur për mundësinë e koalicioneve pas zgjedhjeve për të qeverisur me vendin, derisa ka kritikuar qeverisjen e Hashim Thaçit në shumë fusha.

“Unë në emër të Lidhjes Demokratike shprehë bindjen e plotë se Lidhja Demokratike do të jetë fituese e këtyre zgjedhjeve, dhe se humbës i këtyre zgjedhjeve do të jetë partia e cila deri më tani e ka qeverisur vendin e që ka shumë vërejtje në qeverisje, në shumë fusha, në të cilat ne domosdoshmërish dëshirojmë t’i korrigjojmë”, raporton Lajmi.net.

“Ne tani po i bëjmë të gjitha përgatitjet që të shkojmë në zgjedhje të lira, do të punojmë si Lidhje Demokratike me përkushtimin më të madh që zgjedhjet të jenë zgjedhje transparente, të sigurojmë pjesëmarrje të madhe të qytetarëve në këto zgjedhje, që rezultatet e zgjedhjeve të dalin nga votat e qytetarëve dhe të burojnë nga vullneti i drejtpërdrejtë i qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe që këto rezultate të jenë të pranueshme edhe për fituesit e zgjedhjeve edhe për humbësit e zgjedhjeve”, tha ai.

Mustafa po ashtu tha se shkuarja në zgjedhje me ligjin e vjetër zgjedhor, nuk do të paraqes ndonjë problem në organizimin e tyre.

Ndryshime në zhvillimin ekonomik, ulje të papunësisë, reforma në arsim e shëndetësi, në administratë, në forcimin e shtetit ligjor dhe qeverisje efektive për qytetarët thotë se janë prioritetet e kësaj partie.

Më Shumë

Kryetari i Malishevës i shpreh ngushellime familjes për vdekjen e drejtorit Hajdin Berisha

Komuna e Malishevës ka njoftuar sot për ndarjen nga jeta të Hajdin Berishës, drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, veteran i luftës...

Reperi 50 Cent tregon se ka shpenzuar afro 22 milionë euro vetëm në tarifa ligjore gjatë gjithë karrierës së tij

50 Cent ka treguar se ka shpenzuar një shumë të konsiderueshme parash për tarifat ligjore gjatë karrierës së tij të gjatë dhe problematike. Në një...

Lajmet e Fundit