Haradinaj: AAK, e gatshme për t’i dhënë drejtim të ri Kosovës

ramushi ne takim me strukturaNë një takim të veçantë, në selinë e partisë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbledhur sot strukturat drejtuese të partisë, për të diskutuar çështjet thelbësore drejt zgjedhjeve të ardhshme nacionale në vend.
Kryetari Haradinaj ka thënë se AAK hyn më e mobilizuar se kurrë më parë në këtë proces zgjedhor, me bindjen e plotë për t’i fituar zgjedhjet nacionale të 8 qershorit dhe për të udhëhequr, siç ka thënë ai “duke i dhënë drejtim të ri vendit”.

Sipas tij, “garancë është platforma politike e AAK-së dhe lista zgjedhore, me njerëz kompetentë, ekspertë të shquar dhe personalitete të dëshmuara me punën e tyre, sot dhe në të kaluarën, me vizion e përkushtim për të ardhmen e vendit”.

Ndërkaq, në prezentimin para medias, nënkryetari Ardian Gjini, ka folur për angazhimet e AAK-së në këtë periudhë në ndërtimin e listës zgjedhore dhe hartimin e platformës, më të mirës prej të gjitha partive, në garën për zgjedhjet e ardhshme.

Gjini ka potencuar faktin se, veç tjerash, ajo që e bën të veçantë AAK-së në këtë garë zgjedhore, është fakti se për herë të parë që prej zgjedhjeve të viti 2004, në krye të AAK-së dhe në garën zgejdhore, është kryetari dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, mungesa e të cilit ka qenë vështirësia dhe sfida kryesore e AAK-së, në të gjitha zgjedhjet e fundit nacionale në vend. /Telegrafi/

Më Shumë

Sëmundja e lisë së deles në Delloc të Suharekës, asgjësohen 130 krerë

Në Delloc të Suharekës, ku blegtorit Isuf Destani i janë asgjësuar 130 krerë dele, të prekura nga sëmundja virale e lisë. Komuna e Suharekës nënvizon...

Biblioteka e Prizrenit shënon 1 Qershorin me aktivitet festiv për fëmijë

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kopshti “Perspektiva”, në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit të Prizrenit, organizoi një aktivitet të...

Lajmet e Fundit