10.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

“Burdushi” i PDK’së qerasë stafin e MPJ’së me 7 237 euro

Enver Hoxha PDKPërfundimi i mandatit prej ministri, duket se e ka prekur fort Enver Hoxhajn. Edhe pse do të vazhdojë të qëndrojë në zyrë deri më 8 qershor, si ministër në largim, Hoxhaj ka vendosur tani t’i qerasë me dhurata stafin e kabinetit.
E, për këtë punë Ministria e Jashtme është dashur të shpenzojë nga buxheti i shtetit 7 237 euro.

Për shijen, dukjen dhe detajet e tjera të këtyre dhuratave do të kujdeset kompania “Free Kosova”, të cilës edhe ia ka besuar MPJ-ja tenderin.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme nuk kanë pranuar të thonë asnjë fjalë për këtë çështje, edhe pse gazeta ka kërkuar përgjigje gjatë ditës së premte.

Derisa njohësit e ekonomisë dhe shoqëria civile thonë se këto shpenzime janë keqpërdorim i parasë publike. Sipas tyre, është e pakuptimtë që në këtë kohë krize të rriten shpenzimet në lukse dhe dhurata.

Tenderin ”Furnizim me dhurata të ndryshme për Kabinet”, kompania “Free Kosova” e ka fituar më datën 13.05.2014, derisa në garë kanë qenë tri kompani, shkruan Tribuna.

Më Shumë

Në Prizren shënohet Dita Botërore e Infermierit

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren është shënuar sot 12 Maji – Dita Botërore e Infermierit, në shenjë vlerësimi dhe falënderimi për...

Lejson Zeqiri i Bashkimit shpallet MVP i publikut

Lejson Zeqiri, basketbollist i Bashkimit, është shpallur MVP i publikut nga ndjekësit e rrjeteve sociale të FBK-së, pas paraqitjes së tij ndaj Borës. Zeqiri realizoi...

Lajmet e Fundit