Michael Jackson “rilind” me hologram, triumf në Billboard Music Awards

MichaelJackson6-22Pesë vjet pas vdekjes, Michael Jackson elektrizoi publikun e Billboard Music Awards, dje në mbrëmje në Las Vegas, duke ”rilindur” në formën e hologramit për të interpretuar një prej këngëve të albumit të tij të fundit pas vdekjes.

Me një veshje të artë dhe pantallona të kuqe, hologrami i ”mbretit të popit” fizikisht shumë më afër me kohën e tij “Bad” se vitet e tij të fundit, interpretoi “Slave to the rythm”, një prej tetë këngëve të albumit pas vdekjes “Xscape”, publikuar këtë javë në SHBA.

Koreografia, shumë e sofistifikuar dhe gjithashtu e interpretuar nga një trupë kërcimtarësh, përfshinte të gjitha lëvizjet karakteristike të yllit të popit, veçanërisht ”moonwallk-un” e tij të famshëm.

Për ”shfaqjen” e Michael Jackson, mbajtur sekret deri në momentin e fundit, është nevojitur një vit punë dhe kanë konkuruar 104 artistë dhe teknikë, sipas organizatorëve.

Kjo përkon me pesë vjetorin e vdekjes së këngëtarit, i cili vdiq më 25 qershor 2009 nga mbidoza e medikamenteve, në moshën 50-vjeçare.

Më Shumë

64 aksidente trafiku në 24 orë në Kosovë, 25 me të lënduar

Sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 64 aksidente trafiku në vend. Nga to, nuk është raportuar asnjë aksident...

Muharremaj falënderon qytetarët e Suharekës për kulturën demokratike

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka falënderuar qytetarët për sjelljen e tyre gjatë procesit zgjedhor, duke vlerësuar maturinë, qetësinë dhe kulturën demokratike të treguar...

Lajmet e Fundit