Pitt goditet në fytyrë në premierën e filmit ‘Maleficent’

bradpittBrad Pitt ishte viktima e radhës e gazetarit ukrainas, Vitalii Sediuk, i cili e goditi në tapetin e kuq teksa ai merrte pjesë në premierën e filmit “Maleficent”, me protagoniste partneren e tij Angelina Jolie.

Në atë moment kanë ndërhyrë rojet e sigurisë duke e ndaluar dhe arrestuar 25-vjeçarin.

Aktori nuk ishte pranë Jolie kur sulmi ndodhi, por duke nënshkruar disa autografe për fansat e tij.

Gazetari ukrainas kaloi barrierën dhe e goditi në fytyrë Brad Pitt-in. Nuk dihet nëse ky lloj sulmi kishte ndonjë parapavijë, por e vërteta është që ukrainasi është i njohur për shfaqje të tilla në tapetin e kuq.

Së fundmi ai ishte në qendër të vëmendjes në Festivalin e Kanës, ku vendosi të futej në mënyrë të fshehtë poshtë fustanit të një aktoreje.

Brad Pitt, së bashku me fëmijët shoqëronin Angelina Jolie në premierën e filmit të saj më të ri “Maleficent”, prodhim i Disney.
/ Top Channel

Më Shumë

Komuna e Rahovecit ndan dekoratën “Ukshin Hoti” për Adem Demaçin

Në 83-vjetorin e lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti, Komuna e Rahovecit do të ndajë dekoratën “Ukshin Hoti”. Ceremonia e ndarjes së...

27 vite pas hyrjes së NATO-s në Kosovë, trupat gjermane kaluan përmes Kukësit

Mes mikpritjes, bujarisë, humanizmit, por edhe vështirësive të shumta që kaloi populli i Kosovës me banorët e Kukësit në tre muajt e pranverës së...

Lajmet e Fundit