Kandidatët e VV-së në Prizren, garantojnë pensione stabile

Fabrika Nallbani 3Kandidatët për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren janë takuar me anëtarët e Shoqatës së Pensionistëve.

Në takim u bisedua rreth alternatives se Lëvizjes Vetëvendosje! për sistemin pensional, e cila do të garantonte pensione stabile dhe të mjaftueshme edhe për gjeneratat e ardhshme. Ndërkaq, pensionistët e përkrahën idenë e Lëvizjes Vetëvendosje!

Pas takimit me pensionistë kandidatët e VV-së në Prizren, Mytaher Haskuka dhe Nora Arapi-Krasniqi, kanë vizituar fabrikën “Nallbani” si dhe disa biznese të tjera të vogla.

Kandidati për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje!, Artan Arbashi, së bashku me aktivistë të tjerë sot bënë homazhe para varrezave të dëshmorëve me rastin e Epopesë së Pashtrikut.

Më Shumë

Prizren: Kërkohet paraburgim për një të dyshuar për fajde, një tjetër në arrati

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale të fajdesë, ndërsa një person...

Totaj voton në Prizren, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka votuar sot së bashku me familjen e tij në zgjedhjet për Parlamentin e Republikës së Kosovës. Pas...

Lajmet e Fundit