Përse iku Kim Kardashian nga muaji i mjaltit?!

kimdPas një spektakli dhe kurorëzimi të përfolur në mbarë globin, Kim Kardashian dhe bashkëshorti i saj, rep artisti i njohur Kanye West kanë zgjedhur Irlandën si vend për të kaluar muajin e tyre të mjaltit. Por, siç raportojnë mediat e huaja, Kim është larguar nga muaji i mjaltit për shkak se është mërzitur se nuk ka pasur dyqane për të bërë shooping…

Siç shkruajnë mediat e huaja, duke u bazuar në një burim të afërt me çiftin, Kim i është ankuar nënës së saj Chris Jenner që është shumë e pa lumtur në muajin e saj të mjaltit, sepse përveç hotelit dhe shëtitjeve ajo nuk ka mundësi të dal nëpër dyqane të bëj Pazar. “Kim vazhdimisht e ka thirrur nënën e saj për tu ankuar që është duke u mërzitur shumë, ajo ka dashur të dal për Pazar por ka qenë e pamundur se në vendin ku ata ishin nuk ka pasur dyqane. Nëna e saj vazhdimisht e ka këshilluar që të relaksohet dhe të kënaqet, por Kim nuk ka mundur”.

Ndërkaq thuhet që Kanye ka planifikuar që të kenë aktivitete të shumta në muajin e mjaltit, madje edhe fluturim për në Dublin, por bashkëshortja e tij ja ka mbushur mendjen se kjo nuk është ide e mirë. :Vetë fakti që ajo të vizitoj muzeum e ka nervozuar. Ajo vetëm dëshiron të shkoj në shooping. Vetëm kjo i duhet. Vetëm Kim mundet të shkoj në njërin prej vendeve më të bukura në botë dhe në vend se të kënaqet dhe të mësoj pak nga kultura e tyre, ajo ka lejuar veten të mërzitet dhe të shkoj në kino ta shikoj dy herë të njëjtin film”.

Më Shumë

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, duke shënuar një tjetër sukses të madh për xhudon e...

Ardian Krasniqi shpallet kampion i Evropës pasi mposhti Vinko Zadro

Boksieri Ardian Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij, duke mposhtur kroatin Vinko Zadro dhe duke u shpallur kampion i...

Lajmet e Fundit