19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

Policia e Kosovës, me plan të veçantë për zgjedhje

Policia e KosovesZëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka deklaruar se Policia e Kosovës me kohë i ka kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme policore, përmes hartimit dhe implementimit të planit operativ policor për ofrimin e sigurisë para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor.

Sipas tij, qëllimi strategjik i planeve policore për ofrimin e sigurisë gjatë tërë procesit zgjedhor ka të bëjë kryesisht me sigurinë e përgjithshme, mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike dhe zbatueshmërinë e ligjit.

“Do të bëhet shtimi i masave të sigurisë në perimetrin e caktuar ku është përgjegjëse policia për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike, para, gjatë dhe pas përfundimit te procesit zgjedhor, si dhe siguria dhe përcjellja e materialit senzitiv. Gjithashtu do të bëhet edhe ndërmarrja e masave të nevojshme policore ndaj veprimeve të mundshme kundër ligjore dhe luftimi i të gjitha dukurive negative që mund të shkaktojnë probleme ose jo stabilitet në pengimin e procesit zgjedhor”, ka thënë Kelani.

Ai ka theksuar se policia do të punojë në parandalimin, luftimin e dukurive negative dhe akteve kriminale të mundshme, që në çfarëdo mase do të rrezikonin qetësinë publike dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, në bashkëpunim të plotë edhe me të gjitha institucionet tjera relevante të angazhuara në këtë proces.

“Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit, ndërmerr të gjitha veprimet policore konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planit të hartuar, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, si dhe mbarëvajtjen sa më të mirë e të sigurt të tërë procesit zgjedhor”, ka thënë Kelani për Telegrafin.

Ndryshe, proceset zgjedhore në Kosovë vazhdimisht janë shoqëruar me parregullsi dhe problemeve të vazhdueshme.

Më Shumë

Hadergjonaj kërkon hakmarrje për humbjen në Rumani

Futbollisti Florent Hadergjonaj, të mërkurën pas stërvitjes ka thënë rumunët nuk i kanë pritur mirë në ndeshjen e parë dhe i kanë mposhtur “dardanët”,...

Totaj i pikëlluar për vdekjen e nënës së komandant Drinit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, shpreh pikëllimin e thellë për ndarjen nga jeta të Qamile Rexhës, nënës së heroit kombëtar, Ekrem Rexha - Komandant...

Lajmet e Fundit