11.8 C
Prizren
E premte, 18 Tetor, 2024

Thaçi – Çun Lajçit: U korite me mua

CunLajci-aktorArtisti i njohur i skenës sonë, Çun Lajçi, i cili në rrjetin social është mjaft aktiv, ka thumbuar kohë pas kohe edhe politikanët e skenës sonë.

Derisa Hashim Thaçi po bënte fushatë në Rugovë, ku i pranishëm ishte edhe Lajçi, ky i fundit i pati lënë një porosi kryeministrit në detyrë: “Mos premto qiell e diell”.

Por, sipas Lajçit, ata dy janë takuar sërish sot (e shtunë) me ç’rast Thaçi i ka thënë atij se është koritur me të për fjalët e thëna.

“Po e ripublikoj poezinë që ja recitova Thaçit, sepse sot në Bllacën e Ramë Bllacës më tha: je koritë me mua. I thash jo s’jam koritë por t’kam lartësu!”, ka shkruar Lajçi në Facebook, transmeton Koha.net.

Më pastaj, Lajçi ka kërkuar nga miqtë e tij të Facebook-ut ta vlerësojnë: “A ma kori asht ministri i Thaçit me m’lan me pensionin e njeriut pa shkollë, a artisti me krahasue Kryeministrin me Ademin Azemin e Tahirin?”.

Madje kohë më parë, Lajçi pati kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës, gjegjësisht udhëheqësin e qeverisë, Hashim Thaçin, duke i thënë atij të recitojë vet.

Në vijim po e botojmë të plotë poezinë e artistit Çun Lajçi dedikuar kryeministrit në detyrë, Hashim Thaçi:

Ka vetem Kosovë
Drenicë.Je Azem,Adem,Tahir je.
Unë jam Rugovë.Zhuj,Ker e Sak
Mbi shallin tim e plisin tand
Pos zotit vetëm shqiponjat
Mund të t’fluturojnë e t’bajnë konak.
Nese mendimet na ndajn
Na lidhë nji gjuhë e nji gjak!
Plis mbi vetulla edhe ti ke
Unë qefin rreth koke mbaj
Shqiptar ma pak se unë s’je
Trim ma shumë se ti s’jam
Nese mendimet i kemi ndryshe
Të përbashkët kemi atdhe e gjak.
Rugova fjalën ta mban peng
Andaj mirë asht fjalën me mat
Mos premto qiell e diell
Se ta lidhë premtimin
N’palcën e dhëmbit
E n’bebëzen e synit
Po e tèrhoqe t’mersisht dhëmb
Po nuk e mbajta unë
Dy gisht mbi vetulla
Merri,nuk kerkoj gjak.
Përbije e mos e thuaj
Fjalën që s’i rrin pas
Nëse je bimë që s’thahesh
Unë jam rrajë që s’kalbem
Por t’fortë jemi bashkë
Gjak e atdhe Drenicë e Rugovë
Mbi plisin tand e shallin tim
S’je ti as unë,ka vetëm Kosovë!

Më Shumë

TOP 5 lojtaret e xhiros së parë në Superligën Femrat

Bashkimi e filloi edicionin e ri mbarë duke shënuar fitore në derbin ndaj Prishtinës. Për këtë fitore të rëndësishme kontribuan më së shumti dyshja...

Rikthehet Superliga, derbi lokal luhet në Suharekë

Elita e futbollit në Kosovë vjen këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së nëntë. Kjo xhiro hapet të premten pasdite me duelin Gjilani-Ferizaj, një sfidë...

Lajmet e Fundit