12.8 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Martohet Eros Ramazzoti

eros-938x535Eros Ramazzotti ka vendosur të martohet me Marica Pellegrinelli dhe i kanë thënë po njëri-tjetrit në praninë e dy dëshmitarëve në Pallatin Mbretëror në Milano.

“Në sallë ishin vetëm 4 persona, çifti dhe 2 dëshmitarë. Nuk kishte asnjë të ftuar. Eros kishte veshur një kostum të zi ndërsa Marica mbante veshur një kostum të bardhë.

Ceremonia nuk zgjati më shumë se 10 minuta. Në sallë nuk kishte edhe një fotograf për të shkrepur fotot zyrtare. Çifti i ka bërë fotot nëpërmjet një celulari. Nusja nuk mbante në duar as buqetën me lule. Kjo ka ndodhur e gjitha në një privatësi totale”, thotë një punonjës i Pallatit Mbretëror.

Më Shumë

Haradinaj përkujton komandant Drinin dhe dëshmorët e 8 Majit: Sakrifica e tyre është themeli i lirisë së Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heroin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Rexha – Drini, si dhe dëshmorët...

Aktakuzë ndaj një personi dhe një kompanie në Dragash, ngarkohen se dërguan aparate të vjetra të fotokopjimit në shkolla në vend të pajisjeve të...

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.P., dhe personit juridik “B. Sh.P.K.”, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë...

Lajmet e Fundit