11.8 C
Prizren
E premte, 18 Tetor, 2024

AAK-ja 6 Ministri. LDK-ja 10 Ministri, 3 prej tyre do ti udhëheqin minoritetet. NISMA 3 Ministri

ramushi, limaj  mustafaBurime të televizionti Rrokum, prej tri subjekteve politike, që dje konorëzun “martesën” e tyne të gjanë, bajnë me dije, se përveç ndamjes së pozitave për të cilat kanë folë publikisht, ata tashma janë marrë vesh se si kanë me i nda edhe postet tjera në ekzekutivin e vendit.

Në rast se numëri i ministrive prej 19, sa janë aktualisht, mbeten edhe në qeverinë e re, e simbas marrëveshjes së opozitës ka me u drejtue nga Lidhja Demokratike, Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës dhe iniciativa Nisma për Kosovën, burimet e televizionit Rrokum atëherë, AAK i ka kërkue 4 deri në 6 ministri.

AAK, përveç postit të kryeministrit që ka me i taku kreut të saj, Ramush Haradinajt, për vete kërkon edhe ministrinë e Financave, Integrimeve Europiane, atë të Forcës së Sigurisë, të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural apo atë të Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Megjithëatë Besnik Tahiri, nga AAK, nuk jep shumë sqarime lidhun me pikat e tjera të marrëveshjes së opozitës.

Ndërsa burimet e televizionit Rrokum mbrenda Nismës kanë ba të ditun se Iniciativa e drejtuese prej Fatmir Limajt, që në këto zgjedhje nuk mori ma shumë se 5% të votave, po i do për vete 3 ministri, atë të Shëndetësisë, Kulturës dhe njanen prej ministrive të lidhuna me ekonominë.

E postin e zavendëskryeministrit, që i takon Nismës, ka me zanë nënkryetari i komunës së Lipjanit, Fitim Selimi.

Ndërsa pozitat e tjera n’ekzekutivin e ri, si Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, atë të Drejtësisë, të Punëve të Mbrendshme, të Punëve të Jashtme, Administratës Publike, Mjedisit e Planifikimit Hapsinor, atë t’ Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë mbeten, të Diasporës, Tregtisë dhe Industrisë si dhe Ministria e Kthimit dhe Minoriteteve, i mbesin partisë së Isa Mustafës, e dy apo 3 nga to, kanë me i udhëheqë minoritetet.

Ndërsa në publikimin e marrëveshjes së djeshme, u ba e ditun se ata kanë vendos me nominue për kryetarë të Qeverisë Ramush Haradinajn, për kryetar Kuvendi Isa Mustafën, si dhe pozita e presidentes i mbetet LDK, ndërsa nji zavendëskryeministër Nismas. /Rrokum/

Më Shumë

Prizreni vazhdon marshimin e suksesshëm, lider i padiskutueshëm në Ligën e Dytë

FC Prizreni vazhdon të tregojë forcë dhe stabilitet në Ligën e Dytë të Kosovës, duke arritur një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj KF Podujevës...

Rritja e pensioneve për 20 për qind, Kurti: Fillon nga ky muaj

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur mbledhja e dytë e Qeverisë për këtë javë, e 224-ta me radhë, e mbajtur të...

Lajmet e Fundit