Seks me 16 vjeçaren, arrestohet nga policia në Rahovec

Dhuna-fizikeNjë person është arrestuar nga policia në Rahovec. Ai dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur. Zëdhënësi i PK-së në Prizren, Hazir Berisha tha se rasti është lajmëruar nga babi i të miturës.

“Një prind nga një fshat i komunës së Rahovecit, ka informuar policinë se vajza e tij e mitur (nën 16 vjeç) ishte larguar nga shtëpia dhe nuk mund ta gjente ,mirëpo, kishte disa pista të cila mund ta ndihmonin hetimin”.

“Pas një pune operative është gjetur vajza në shtëpinë e një të dyshuari i moshës rreth 33 vjeç”.

“Pas intervistës është kuptuar se vajza ka shkuar me vetëdëshirë tek i dyshuari, ndërkaq prokurori për të mitur dhe ai për krime të rënda, janë akorduar që i dyshuari të ndalët në mbajtje me dyshimin e bazuar se i njëjti ka konsumuar elemente të veprës penale keqpërdorim seksual në moshën 16 vjeç”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Laura Fazliu në luftë për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, pas një paraqitjeje të mirë...

Prizren: Arrestohet i dyshuari që i vodhi qengjat dhe i shiti te dikush tjetër

Dy ditë më parë, rreth orës 13:00, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit