7.3 C
Prizren
E mërkurë, 14 Janar, 2026

Letra e fundit e Elvis Pistës pak orë para se të vritej

Elvis Pista me telefonPak orë para se të vritej Elvis Pista kandidati për deputet i PDK-së i cili doli personi më i votuar në Rahovec pas Hashim Thacit, iu ka drejtuar qytetarëve të Rahovecit me një letër në Facebook, duke iu uruar ditë e clirimit. Lexojeni më poshtë.

Urime 14 qershori – Dita e Çlirimit të Rahovecit

Ju kujtohet kur ju, qytetarët e Rahovecit, i ndaluat forcat ruse të hynin në Rahovec? Isha i ri, më kujtohet shumë mirë. A e dini sa krenar jam? Nuk mund ta përshkruaj me fjalë, as me gjeste. Vetëm lotët e përshkruajnë më mirë krenarinë time me të gjithë ju bashkëvendas të mi.

Kaluan 15 vjet prej se marrim frymë lirshëm. E për këtë, u flijuan mijëra prej nesh, lanë gjakun mijëra ushtarë. Ne duhet përjetësisht të jemi falënderues ndaj atyre të rënëve, martirëve dhe ushtarëve të UÇK-së që sot jetojmë lirshëm, e t’i respektojmë veteranët e invalidët, të bëjmë më shumë për ta. Sepse po të mos ishin ata, nuk do të ishim as ne. Nuk do të flisnim shqip sot.

Pos tjerash, dua të falënderoj edhe një herë komunitetin ndërkombëtar,, NATO-n dhe SHBA-të ju jemi gjithmonë mirënjohës që dolët krah nesh në momentet më të vështira për vendin, e kombin tonë.

Tani festoni, të mos i zhgënjejmë ata që u flijuan për ne, e që na shikojnë lart, nga parajsa !

Më Shumë

“Civil War” nga Guns N’ Roses kënga e të gjitha luftërave

Guns N’ Roses kishin një rif të thjeshtë kitare që e ekzekutonin gjatë kontrollit të zërimit në studio. Gjatë një seance të tillë në...

Pas dy dekadash, Shyhrete Berisha fiton përfundimisht të drejtën pronësore mbi shtëpinë

Pas 20 vitesh betejë ligjore me familjen e bashkëshortit, Shyhrete Berisha ka fituar të drejtën e shtëpisë në të cilën  jetoi me bashkëshortin dhe...

Lajmet e Fundit