5.3 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

Lista me emrat e deputetëve të VV-së

albin kurti me ekipLëvizja Vetëvendosje ka pranuar rezultatet përfundimtare të kandidatëve që kanë fituar vota të mjaftueshme për të qenë anëtarë të Kuvendit të ri të Republikës së Kosovës, që pritet të konstituohet menjëherë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në listën me emrat e 16 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilën lajmi.net e ka siguruar nga një zyrtarë i lartë i kësaj partie, figurojnë emrat e 11 deputetë të gjinisë mashkullore dhe pesë të gjinisë femërore.

Vetëvendosje me 16 deputetë radhitet si partia e tretë në vend e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit, pas Partisë Demokratike të Kosovës e cila ka fituar 37 mandate në Kuvend, dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës me 30 mandate të fituara.

Deputetët:
1. Albin Kurti
2. Visari Imeri
3. Glauk Konjufca
4. Ilir Deda
5. Dardan Sejdiu
6. Rexhep Selimi
7. Liburn Aliu
8. Besnik Bislimi
9. Smail Kurteshi
10. Mytehar Haskuka
11. Sali Salihu

Deputetet:
1. Aida Dërguti
2. Puhie Demaku
3. Albulena Haxhiu
4. Shqipe pantina
5. Erleta Hoti

Më Shumë

Gjendet një trup i pajetë në Prizren, dyshohet për vdekje nga arma e zjarrit

Një trup i pajetë është gjetur para pak çastesh në qytetin e Prizrenit. Sipas informacioneve të para të Insajderi, dyshohet se vdekja e viktimës është...

Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji autoambulancën në Rahovec

Është arrestuar i dyshuari për zjarrvënie në autoambulancën e Qendrës së Mjekësisë Familjare të fshatit Ratkoc të Rahovecit.   Policia ka bërë të ditur se gjatë...

Lajmet e Fundit