9.4 C
Prizren
E diel, 1 Mars, 2026

“Cute Babulja” publikon videoklipin e këngës “Lule” (Video)

Cute Babulja-LuleGrupi i ribashkuar së fundmi me një përbërje të plotësuar, “Cute Babulja”, njëkohësisht njëri ndër bendet më të vlerësura të rock/alternative në Kosovë, ka publikuar zyrtarisht videoklipin e këngës “Lule” në faqen e tyre në “YouTube”.

Me regji të Kaltrina Krasniqit, e cila njihet për bashkëpunimin me Genc Salihun në videoklipet e tij të dalluara, “Lule” ka kohëzgjatje prej rreth 8 minutash dhe e ka të pranishëm një element tashmë të njohur social, “selfie-n” .

Ndërkaq, kjo këngë me videoklip si duket është e para në atë çfarë pritet të jetë albumi i parë i “Cutes” së re, ku tashmë bëjnë pjesë përpos dy anëtarëve origjinal, Enes Bajramliqit dhe Genc Salihut, edhe Arbër Salihu, Tomor Kuçi dhe Fatjon Miftaraj.

“Cute Babulja” erdhi me plot sukses në vitin 2004 në skenën shqiptare, ku solli një album të freskët dhe alternativ. Këngët “Udhë të mbarë” dhe “Kolateralisht” u shoqëruan me videoklipe interesante, madje kjo e fundit ishte fituese e çmimit kryesor në “VideoFest 2004?.

Më Shumë

Vajza me probleme psiqike rrah nënën në Malishevë

Në Malishevë është raportuar një rast i dhunës në familje. Sipas policisë, ankuesja ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga vajza e saj, e cila...

Prizreni gati për spektaklin madhor sportiv 2026, nis më 5 mars

Prizreni po përgatitet për një vit historik sportiv, me nisjen e aktiviteteve të “Prizreni Qytet Evropian i Sportit 2026”. Ekipi organizativ zhvilloi sot takim...

Lajmet e Fundit