9 C
Prizren
E mërkurë, 14 Maj, 2025

Në Malishevë përfundoi spërkatja nga ajri kundër rriqrave

Malisheve-spërkatja kundër rriqraveE organizuar dhe financuar nga Komuna e Malishevës, në harmoni me strategjinë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), ka përfunduar spërkatja tre ditore nga ajri (me aeroplan), kundër rriqrave, si bartësit kryesor të virusit të EHKK.

Ky projekt, është financuar nga Komuna e Malishevës, me vlerë prej 200 mijë euro dhe është realizuar nga kompania “ALA-CO”, ndërsa e tërë spërkatja ka zgjatur tri ditë, ku është përfshirë i tërë territori i pabanuar i Komunës së Malishevës.
Spërkatja kundër rriqrave, përmes ajrit, ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e qytetarëve të Komunës së Malishevës, si rezultat i përhapjes së virusit vdekjeprurës i EHKK, ku deri më sot, kanë vdekur 18 qytetar të Komunës së Malishevës.

Kjo spërkatje, bëhet krahas spërkatjes selektive të 39 zonave endemike dhe stallave e bagëtive, duke përfshirë 306 kilometra katrorë të territorit të Komunës së Malishevës.

Sipas drejtorit për mbrojtje dhe shpëtim, Ahmet Morina, i cili krahas zyrtarëve tjerë të kësaj drejtorie, përveç vëzhgimit nga poshtë, gjatë ditës sotme e ka përcjellë spërkatjen nga aeroplani, “e gjithë kjo fushatë ka shkuar mirë dhe pa probleme dhe është realizuar sipas planit të hartuar për spërkatje nga ajri”. Ndërsa nga ana tjetër drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha, ka deklaruar se “deri më tani nuk kemi raste me fatalitet nga infektimi me virusin e EHKK, por janë regjistruar tri raste të infektimit dhe të gjitha këto raste e kanë mbijetuar këtë infektim, si rezultat i trajtimit në klinikën infektive në QKUK”.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj me këtë rast, e ka përshëndetur kryerjen me sukses të kësaj spërkatje përmes ajri, e që njëherit është edhe hera e parë, që në Kosovë kryhet një fushatë e tillë, që nga paslufta. “Unë e shfrytëzoj rastin të falënderoi të gjithë ata që janë angazhuar në të gjitha fushatat e spërkatjes kundër rriqrave, si nga toka ashtu edhe ajri, duke përfshirë të gjitha organet komunale, IKSHP-në, ministritë përkatëse që janë të involvuara, pastaj stafin e emergjencës në QKMF të Malishevës, për trajtimin e personave të thumbuar nga rriqrat, si dhe stafin e Klinikës Infektive në QKUK, për trajtimin e rasteve të prekura me EHKK, pasi puna e të gjitha këtyre institucioneve, është heroike në mbrojtje të jetës së qytetarëve të Komunës së Malishevës”, ka thënë mes tjerash kryetari Bega

Më Shumë

Mallorca e di se ëndrra për Europë do të shuhet nëse nuk fiton sonte – rikthehet titullar Vedat Muriqi

Mallorca e ka të qartë se ëndrra për të rikthyer futbollin europian pas 22 vitesh do të shuhet, nëse nuk arrijnë të ndalin urgjentisht...

Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj shtatë personave për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prokuroria Themelore e Prizrenit, gjegjësisht Departamenti i Krimeve të renda ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë personave. B.K., A.R., V.K., Z.T., A.E., H.B dhe A.T, dyshohetn...

Lajmet e Fundit