18.3 C
Prizren
E enjte, 30 Tetor, 2025

Shkatërrimi i armëve kimike të Sirisë, Kreta çon çështjen në Strasburg

76983_2Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg pritet të shqyrtojë çështjen e shkatërrimit të armëve kimike siriane në Mesdhe.

Autoritetet vendore të Kretës kanë vendosur ta ankimojnë këtë çështje, pasi janë të bindur se shkatërrimi i substancave nga procesi hidrolizës në det do të shkaktojë probleme serioze shëndetësore tek njerëzit dhe do të ketë një ndikim negativ në mjedis.

Sipas autoriteteve vendore të Kretës, arsyeja pse organizatat dhe institucionet do të shkojë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, është fakti që qeveria nuk pranon të kuptojë se shkatërrimi i lëndëve kimike paraqet shumë rreziqe për qytetarët dhe mjedisin.
“Pas një lufte gjashtë mujore qeveria greke nuk u bind se shkatërrimi i armëve kimike nuk duhet të bëhet në Mesdhe, as në det dhe as në tokë. Procesi i hidrolizës nuk është e sigurt, ndaj apelojmë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe përgatitemi për protesta të tjera”, vuri në dukje një zyrtar lokal.

Nga ana e tij, përfaqësuesi i Shoqatës së Mjekëve të Iraklios theksoi se “ky eksperiment, jo vetëm rrezikon shëndetin e njerëzve dhe mjedisin por gjithashtu shkel të drejtat e njeriut dhe rregullat e vetë organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, i cili ndalon transferimin e kimikateve”.

Natën duke u gdhirë e enjte ngarkesa e arsenalit kimik sirian u transferua nga anija daneze «Ark Futura» në anijen amerikane «Kep Ray», ku ka filluar të shkatërrohet në një proces që pritet të zgjasë disa javë, në ujërat e detit Mesdhe.

Më Shumë

Nesër seanca për Qeverinë

Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nesër pritet t’ua prezantojë kabinetin qeveritar deputetëve të Kuvendit. Ligjvënësit...

Prizren Classical Fest 2025 sjell muzikën klasike në zemër të qytetit këtë fundjavë

Prizreni do të shndërrohet në një qendër të artit dhe muzikës klasike më 1 dhe 2 nëntor 2025, me mbajtjen e edicionit të parë...

Lajmet e Fundit