11.8 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026

PDK s’i ndahet LDK-së

HashimThaci-IsaMustafaPartia Demokratike e Kosovës vazhdon të shpresojë se do ta thyejë unitetin e partive politike opozitare LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje të cilat janë zotuar me shkrim ditë më parë se nuk do t’i përgjigjen asnjë ftese që mund t’u vijë nga partia e Hashim Thaçit.

Por ky betim i opozitës, nuk po e shqetëson aspak anëtarin e Kryesisë së PDK-së, Rrustem Mustafa-Remin. Ai është shprehur i bindur se PDK si parti fituese e zgjedhjeve, pa problem do ta krijojë qeverinë. Mustafa ka deklaruar se nga java e ardhshme drejtuesit e PDK-së do të fillojnë bisedimet me partitë politike për krijimin e qeverisë së re, ndërsa vetë ai preferon koalicion me LDK-në, e cila, sipas tij, do të ishte një qeveri e qëndrueshme për proceset që i presin institucionet e reja.

“PDK doli në mënyrë të fuqishme partia e parë në zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit. Dhe tani do të kemi mundësi jo një herë për ta mandatuar kryeministrin, por dy herë. Pra edhe herën e parë edhe herën e dytë ne do të kemi mundësinë që të krijojmë qeverinë dhe jam shumë i bindur se PDK do të qeverisë me vendin edhe për një mandat katërvjeçar”, ka thënë ai për gazetën Tribuna.

Marrëveshjen LDK-AAK-Nisma, Mustafa e ka quajtur një marrëveshje jashtë procedurave..

Më Shumë

Avdyli: Shumica në VV ishin pro Osmanit – e luta Kurtin ta propozojë për presidente, por s’më dëgjoi

Deputeti nga Grupi Parlamentar i LVV-së, Haxhi Avdyli, ka deklaruar se brenda GUXO-s ministrja Donika Gërvalla nuk ka pasur mbështetje të qartë për Vjosa...

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Trepçës në U14

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Trepçës me rezultat 64:45, në ndeshjen e parë finale...

Lajmet e Fundit