11.8 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026

Kushtetuesja kërkoi materiale në derë të gabuar

GjykataKushtetuese e KosovesGjykata Kushtetuese ka trokitur në derë të gabuar gjatë procesit të mbledhjes së materialeve që i janë nevojitur për ta marrë vendimin për lëndën e ngritur nga presidentja Atifete Jahjaga, rreth caktimit të mandatarit për qeverinë e re.

Kështu, kjo gjykatë i ka kërkuar Sekretariatit të Kuvendit të Kosovës, transkriptet e punës së Komisionit Kushtetues, të cilat ndërlidhen me dispozitat kushtetuese, që presidentja nuk i ka pasur shumë të qarta. Por, ato materiale nuk gjenden në Kuvendin e Kosovës. Këtë e ka thënë Sekretariati i këtij institucioni, ndërkohë që e ka konfirmuar edhe Arsim Bajrami, si njëri ndër bashkëhartuesit e Kushtetutës.

Në një prononcim për gazetën, ai ka thënë se Jetmir Balaj, Shaban Selimi dhe Florian Dushi kanë qenë përgjegjës jo vetëm për transkriptet, por edhe për proceset verbale, incizimet etj. Sipas tij, këta tre kanë punuar te Sekretariati i Komisionit dhe ata duhet ta dinë se ku janë ato transkripte./tribuna/

Më Shumë

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Trepçës në U14

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Trepçës me rezultat 64:45, në ndeshjen e parë finale...

Premiera e “Pylli”-t jepet me sukses në Prizren, vijojnë reprizat

Në Teatrin e Qytetit 'Bekim Fehmiu' në Prizren është dhënë mbrëmë me sukses premiera e shfaqjes “Pylli” nga Florian Zeller, duke shënuar një tjetër...

Lajmet e Fundit