15.8 C
Prizren
E mërkurë, 12 Mars, 2025

Thaçi: Prioritet investimi në burimet njerëzore

thaci me studentKryeministri në detyrë, Hashim Thaci, i ka uruar të gjithë maturantët që konkurojnë duke kujtuar se nga ky vit do të kenë mundësi të ndjekin studimet pa pagesë dhe do të kenë mësimdhënës më të përkushtuar në punë, për shkak se stafit akademik i janë rritur të hyrat dhe se ato janë bërë të dinjitetshme.

`Këto ditë janë hapur konkurset për pranimin e studentëve në universitetet publike të Kosovës dhe unë dëshiroj t’u uroj suksese të gjithë maturantëve që konkurojnë. Gjatë qeverisjes sime kemi hapur pesë universitete të reja duke zgjeruar e pasuruar ofertën publike të arsimit të lartë dhe duke mundësuar për maturantët një larmi më të madhe shkollash e programesh për të vijuar studimet. Sivjet maturantët do të kenë gjithashtu mundësi të ndjekin studimet pa pagesë si dhe të kenë në auditorë mësimdhënës më të motivuar për punën pasi stafi akademik tanimë merr rroga më të dinjitetshme. Në kuadër të Misionit të Ri do të vazhdojmë të investojmë në rritjen e cilësisë së burimeve tona njerëzore në mënyrë që ato të bëhen sa më konkurruese në një ekonomi globale që gjithnjë e më shumë mbështetet tek dituria e novacioni`, shkroi pak më parë kryeministri Thaci në facebook

Më Shumë

Drejtoria e Spitalit në Prizren nderon gratë – Shpërndan lule për të gjitha punonjëset në 8 Mars

Drejtoria e Spitalit në Prizren ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Gruas duke nderuar të gjitha punonjëset e spitalit me një lule të freskët, si...

Prizreni ndeshet me Pejën, të dy ekipet luftojnë për fitore

Sot, në kuadër të javës së 23-të të kampionatit, Proton Cable Prizreni do të përballet me Pejën në një ndeshje shumë të rëndësishme. Të dy...

Lajmet e Fundit